FOTO/ “Më goditën me radio e grushte”, 61-vjeçari denoncon dhunën e patrullës së policisë: Më thyen krahun

Tuesday, 25 June 2019 20:28

Një 61-vjeçar nga Korça pretendon se është dhunuar nga patrulla e policisë së qarkullimit. Albert Shkëmbi, ka treguar se ka qenë pasagjer në një mjet, të cilin e ndaloi policia, duke i kërkuar më ta shoqërojnë në komisariat.

Sipas Shkëmbit, pasi ai kishte refuzuar të shkonte me ta, pasi kishte qenë pasagjer dhe jo shofer në mjet, ishte dhunuar më pas nga policët.

“Më dhunuan dy policët e patrullës. Më goditën me radio dhe me grushte. Më thyen edhe krahun”, ka thënë ai.

61-vjeçari po trajtohet në repartin e terapisë ditore në spitalin e Korçës, ndërsa ka pësuar dëmtime nga goditjet në kokë dhe në dorë, ndërsa SHCBA ka nisur hetimin per ngjarjen.

ef017b19-b3da-409a-8a6d-56bb8a053388

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...