Ngrihuni shqiptarë! Largoni Edi Ramën, diktatorin e fundit në tentativë

Diel, 30 June 2019 07:12

Nga Adrian Mziu

Dhuna e paprecedentë ndaj qytetarëve të lirë, në Republikën e Narko-shtetit nga Policia e Partisë Socialiste, e cila ka braktisur misionin e saj primar, në drejtimin e “Gjeneralit” Llesh Kimiku, duke kthyer vendin në arenë dhune masive ndaj qytetarëve të vet, të bën të mendosh, se këto janë shenjat e dukshme të instalimit të një diktature neo-komuniste, nga bijtë e etërve. Të protestosh në një vend të lirë dhe demokratik është një e drejtë themelore për liritë dhe të drejtat e individit, por në Shqipëri çdo ditë po faktohet e kundërta! Të protestosh për të drejtat më bazike, në qeverisjen e Edvin Ramës, do të thotë të “zhdepesh” në dajak sepse kështu, nalt-gjatësia e tij, mendon se do të ruaj pushtetin e tij absolut, nëpërmjet shtypjes dhe terrorit. Të dhunohesh barbarisht, si një pjesëmarrjes i thjeshtë ose qoftë edhe si një funksionar i lartë i një partie politike, ka kohë që është kthyer në normalitet, pasi çdo herë që janë zhvilluar protesta, Tirana dhe gjitha qytetet e tjera, janë mbytur nga gazi helmues i policisë së Rama-Asadit, protesta të cilat kanë një milion arsye përse zhvillohen. Njerëzit kanë dal në rrugë për të protestuar hapur, kundër varfërisë, korrupsionit, mafias së lidhur me pushtetin, kriminalizimit të institucioneve, kanabizimit të vendit, vjedhjes së votave, shantazhit ndaj administratës publike, kundër oligarkëve dhe abuzimit me fondet publike nëpërmjet skemës më hajdute (PPP - Partneritetit Publik-Privat), e aplikuar nga qeveria Rama, për vjedhjen masive të taksapagueve. Gjithashtu, për kapjen e reformës në drejtësi, asgjesimin e Gjykatës Kushtetuese, shpikjen e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, thjesht dhe vetëm, garantimin e pushtetit të tij absolut dhe fshehjen e mbulimin e abuzimeve ndaj qytetarëve të tij. Emergjente është shembja e sistemit politiko-kriminal të kryekriminelit Rama, hapjes rrugë të një zgjidhje politike për zgjedhje të lira dhe të ndershme, lëvizje e cila do të garantoj, marrjen e masave paraprake dhe nismave të duhura, që në Shqipëri të paktën të garantohet dhe numërohet vota e lirë. Kryeministri që erdhi në detyrë me projektin më kriminal post ‘90-ës, projekti i çudibërjes “Rilindja”, ku premtohej se do realizohej gjithçka, “tokë e qiell”, shumë shpejt arriti në destinacion, akoma pa e nisur, në 2013, filloj tritollin, për shembjen e banesave dhe bizneseve të qytetarëve, duke filluar kompesimet për kriminelët që e sollën në pushtet! Vit pas viti, e njëjta melodi, terror, vjedhje, tallje, gjuhë banale, tepci, timon, filxhan, nga kryeministri, kundër popullit të tij. Edi Rama, është tradhëtari i Kombit Shqiptar. Është ai që bleu votat në çdo palë zgjedhje, ai që bëri aleancë me krimin për të arritur pushtetin, duke kthyer kriminelët në ligjvënës dhe ligjzbatues, ai që mbjelli Shqipërinë me drogë nga Jugu në Veri, nga Lindja në Perendim. Edi Rama plaçkiti pronat private të shqiptarve, ju shembi shtëpitë, ai që realizon 1 km rrugë 20ml€, ai që tallë këdo që ka përballë, duhet larguar me çdo çmim! Nëse nuk pranon, duhet “dhunuar” për ta larguar, si mjeti i fundit demokratik, ndaj tij. Tradhëtari i kombit shqiptar Edvin Rama, me mercenar e kamikaz politik, Sajmir Tahirin, Fatmir Xhafajn, Damian Gjiknurin, Arben Ahmetajn, Vangjush Dakon, Qazim Sejdinin, Erisa Spiropalin and Co, i kanë bërë Shqipërisë atë që askush nuk ia bën dot vendit të tij, shkatërrimin e ëndrrës për të ardhmen e të rinjëve shqiptar në vendin e tyre, dhe për pasoj në largimin masiv të 600 mijë shqiptarve, prandaj është detyrim kombëtar, jo vetëm për t’i larguar një orë e më parë, por për t’i dërguar para drejtësisë për të paguar për krejt të kqijat që i kanë bërë vendit. Çfarë duhet të bëj më shumë Edi Rama, për tu shpallur diktator?! Zgjedhjet e 30 qershorit, të montuara politikisht nga vet Rama, janë provokimi më i rëndë dhe tejskashmërisht i rrezikshëm që mund t’i bëhet demokracisë, është tentativë e pastër për të shpallur anarkin Rama. Kryeministri në detyrë shtynë drejtë përplasjes civile të datës 30 qershor, për të justifikuar revoltën popullore ndaj tij, dhe dhunën, planifikon t’ia faturoj opozitës. Populli shqiptar duhet t’i bojkotoj masivisht zgjedhjet, ky do ishte mesazhi më i qartë për këdo, dhe për ndërkombëtarët, pavarësisht se në kundërshtim me kushtetutën e vendit, ka mobilizuar policinë partiake, ushtrinë partiake, për të kryer zgjedhje njëpartiake, ku ai është kandidati dhe konkuron me vetveten.
Diktatori i fundit në tentativ, duhet larguar, sepse ka kapur çdo institucion ligjzbatues, prokurori, gjykatë, polici, ushtri, shish, media, duke kapërcyer çdo kompetencë, duke qenë vet “ligji dhe maliqi”, de fakto ai është diktator, de juro, pretendon të shpallet në zgjedhjet e para që do i jepet mundësia, por zgjedhje në këto kushte nuk mund të ketë dhe nuk mund të zhvillohen. Opozita e ka kryer shkëlqyeshëm deri më tani, misonin e saj, arriti ta nxjerr zbuluar “qetën e hajdutve” të Edi Ramës, edhe pse, jo me pak kosto, por në fund, ka arritur ta ngjalli shpresën te shqiptarët. Në protestat e njëpasnjëshme arriti të konfirmojë botërisht se masa e gjerë popullore është me të dhe me kushtet që ofron Rama, nuk mund të ketë zgjedhje dhe nuk mund të garantohet vota e lirë. Opozita nuk mund t’i besojnë një hajduti serial të zgjedhjeve, sepse kushtet e ofruara dhe të strukturuara nga ai, nuk janë të ndershme, kur ai ka kapur çdo institucion dhe nuk njeh asnjë ligj, që atij nuk i pëlqen dhe cënon pritshmërit e tij. Përgjimet e publikuara nga dosja hetimore nr.184, në Gazetën Gjermane “Bild”, ku faktohet katërciprisht, përfshirja direkte e kryeministrit Rama dhe ministrave të tij, shefave të Policisë së Shtetit dhe strukturave të tjera shtetërore në ndikimin e rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme të 11 shtatorit 2016, në Dibër, ku pati blerje masive të votës, duke e nxjerrur atë dhe qeverinë e tij “lakuriq” para shqiptarve dhe mbarë botës. Unë kam qenë vet dëshmitar i masakrës zgjedhore të ndikuar, dhunuar, shantazhuar e kërcënuar nga krimi i organizuar në bashkëpunim të ngusht me strukturat më të larta të Policisë së Shtetit, si vëzhgues dhe përfaqësues i Partisë Demokratike në ish-Komunën, Reç, Dibër. Tre vite nga farsa zgjedhore e vitit 2016, Rama, sërisht rikthehet në vendin e “krimit elektoral” në Dibër, një ditë para zgjedhjeve “personale” të 30 qershorit. Rama është “iniciator” i dhunës, represionit, arrestimeve dhe terrorit të ushtruar në 03:00 të natës nga kalecat e qeverisë dhe strukturat politike të tij, ndaj qyetarëve dhe familjave të tyre, që i konsideron kundërshtar politik, vetëm përse mendojnë dhe shprehen ndryshe nga ai. Prandaj, duhet rezistencë, qëndresë dhe sensibilizim, për të pritur çastin final, ose të nënshtrohemi të gjithë ndaj diktaturës së re, ose të bashkohemi të gjithë së bashku për ta fituar betejën finale për liri dhe demokraci, pavarësisht, bindjeve politike, besimit fetar, përkatësisë etnike, ky bashkim duhet të shërbej për ta larguar dhe ndëshkuar këtë rregjim me çfarë do lloj forme. Kur mbajtja e pushtetit kushtëzohet nga dhuna qeveritare, populli duhet t’i kthejë reston 10-fish më tepër, për të fituat lirin e mohuar për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo betej duhet të zhvillohet për Shqipërinë e lirë dhe demokratike, dhe kjo betej duhet të fitohet nga populli me çdo lloj çmimi dhe kostoje, vetëm kështu Shqipëria çlirohet diktatorët në tentativë me pikëpamje komuniste, nga bijtë e etërve të kuq.
Adrian Mziu Drejtues i Departamentit të Punësimit dhe Çështjeve Sociale në FRPDSH

 

Modifikuar më Diel, 30 June 2019 07:51
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...