Arrestohet 50-vjeçari me dy emra, kërkohej nga Italia për vrasje

E mërkurë, 03 July 2019 08:54

Arrestohet nga policia një 50-vjeçar, për llogari të drejtësisë italiane. Policia bëri të ditur arrestimin e shtetasit S. T, (alias V.D.,) 50 vjeç, pasi Gjykata e Bergamos në Itali, ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

NJOFTIMI

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale dhe Interpol Tirana, pas një pune të mirëorganizuar dhe profesionale, në bazë të informacioneve të marra, bënë kapjen dhe arrestimin e përkohëshëm me qëllim ekstradimin drejt Italisë të shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

  1. T., (alias V.D.,) 50 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Bergamos në Itali, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Rrethanat e ngjarjes:

Më datë 10.10.1998, në Osio Sotto/Beragamo, shtetasi S. T., (alias V. D.), në bashkëpunim me shtetasin P. D., kanë qëlluar me armë zjarri automatikë në drejtim të shtetasve F. K. dhe A. K., të cilët kanë humbur jetën.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprime të mëtejshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...