Pragu për bizneset e vogla/ Spahiu: Dështim i politikave fiskale të Rilindjes

Premte, 05 July 2019 10:00

Përmes një postimi në facebook, ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, thotë se LSI ka kundërshtuar prej kohësh uljen e pragut të TVSH nga 5 milion lekë në 2 milion. Një masë e tillë u parashikua por dhe rezultoi një dështim i politikave fiskale të Rilindjes.

Ajo thjesht vu në vështirësi financiare biznesin e vogël, duke mbyllur mijëra prej tyre, por nuk rezultoi as në rritjen e të ardhurave.

Qartazi mosreagimi dhe mbajtja e TVSH në nivele të tilla, nuk ka pasur asnjë plan tjetër veçse mbylljen e qëllimshme të mijëra bizneseve të vogla dhe orientuar e konsumatorët shqiptarë drejt qëndrave të mëdha.

Ndryshe nuk ka si shpjegohet që as kërkesa dhe kritikat e FMN, përsëritur dhe në raportin e fundit të saj, nuk meren parasysh.

LSI ka në programin e saj rritjen e pragut në 8 milion lekë dhe uljen e TVSH së produkteve të shportës në 6%, kjo e fundit kërkuar dhe në amendime kur miratonim buxhetin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...