Del videoja, breshër i pazakontë në Itali, 18 persona në urgjencë

E mërkurë, 10 July 2019 22:10

Italianët po përballen me një mot të pazakontë. Pas temperaturave ekstreme në mbi 40 gradë Celsius, vendi fqinj është përfshirë nga stuhi të tmerrshme dhe erëra të forta, që kanë lënë dhe pasoja.

Breshëri i rëndë që ka rënë në Pescara ka lënë të plagosur 18 persona, të cilët kanë përfunduar në urgjencë.

Siç shihet edhe në videon e publikuar nga mediat italiane, breshëri ka qenë në madhësinë e një topi tenisi, i cili jo vetëm që ka plagosur shumë njerëz, por edhe ka shkatërruar makina, dritare shtëpish dhe shumë rrugë.

Erërat e fortë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 150 km në orë mëngjesin e sotëm në Ravenna, ndërsa kanë rënë mbi 80 mlm shi.

Nga stuhitë është përfshirë edhe Emilia, Romagna, Marche dhe Abruzzo, ndërsa stuhitë më të forta u regjistruan në Pescara.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Grupit të “Toyota Yaris” i sekuestrohen euro, tokë në bregdet e troje

Politikë

Grupit të “Toyota Yaris” i sekuestrohen euro, tokë në bregdet e troje

Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër operacion në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për sekuestrimin e aseteve dhe pasurisë që rrjedhin nga veprimtaria kriminale. Mijëra euro, tokë...

Franca kthen me 'charter' 29 azilkërkues, ndër ta edhe një familje me 5 anëtarë

Aktualitet

Franca kthen me 'charter' 29 azilkërkues, ndër ta edhe një familje me 5 anëtarë

Vijonë në Rinas, operacionet e përbashkëta të riatdhesimit të shtetasve shqiptarë të cilëve u është refuzuar azili në vendet e BE-së. Sot u kthyen 29 shtetas nga Franca, mes tyre edhe...

Jetëshkrimi/ Ja kush është Petraq Milo, kandidati i propozuar nga Presidenti për drejtimin e KLSH-së

Aktualitet

Jetëshkrimi/ Ja kush është Petraq Milo, kandidati i propozuar nga Presidenti për drejtimin e KLSH-së

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vendosur t’i propozojë  Kuvendit, Petraq Milon për kryetar të KLSH-së. Prof. Dok. Petraq Milo është një personalitet me një eksperiencë të jashtëzakonshme, brenda dhe jashtë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!