Komisioni Europian, Shqipërisë: Mos i rrisni taksat!

E Enjte, 11 July 2019 08:26

Komisioni Europian ka publikuar vlerësimin e tij për programin e pestë të reformave ekonomike (ERP) që mbulon periudhën 2019-2021, i hartuar nga qeveria shqipare.

Në komentet e tij, Komisioni Europian e vë theksin te niveli i lartë i borxhit publik, mbledhjen e taksave nën potencial, nivelin e ulët të konkurrueshmërisë, papunësinë e lartë tek të rinjtë, cilësinë e ulët të edukimit, mungesës së fuqisë punëtore të kualifikuar etj, mungesën e vlerësimit të rrezikut për pagesat që duhen bërë për projektet e partneritetit publik privat (PPP) etj.

Komisioni konstaton se ndonëse investimet e Shqipërisë në arsim dhe shëndetësi kanë qenë nën mesataren e rajonit, ato parashikohet të ulen më tej. Në të kundërt, rritja e projekteve me partneritet publik privat sjell rreziqe kyçe që minojnë planet për reduktimin e deficitit.

Komisioni i referohet shifrave të FMN-së, sipas të cilës PPP-të kanë arritur një vlerë prej 31% të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) dhe pritet të shtohen edhe me 15% të PBB-së në 2019-n. Kjo rritje e PPP-ve nuk po shoqërohet me shtim të stafit që do të ishte në gjendje të monitoronte dhe vlerësonte këto kontrata dhe projekte komplekse. Kjo nënkupton që detyrimet financiare publike të lidhura me PPP-të nuk po adresohen si duhet dhe nuk po regjistrohen nga ana statistikore.

Raporti e kritikon Shqipërinë dhe për informalitetin e lartë dhe nivelin e ulët të të ardhurave publike, që qeveria nuk ka marrë angazhim ti rrisë, megjithëse janë nën potencial, teksa rekomandon që vendi nuk ka nevojë të rrisë taksat, por të shfrytëzojë hapësirën që ka nga evazioni fiskal.

Borxhi publik është ende i lartë, thekson raporti i KE  dhe nevojat e mëdha financiare po peshojnë në qëndrueshmërinë e borxhit; mbledhja e taksave është gjithashtu nën potencial. Reduktimi i planifikuar i borxhit varet ndjeshëm nga rritja e lartë ekonomike deri në fund të periudhës së programit. Avancimi i konsolidimit fiskal mund të lehtësojë rrezikun e mos arritjes së objektivit të reduktimit të borxhit në rast se vendi do të përballet me një rritje më të ulët në vitet në vijim. Niveli i lartë i punës së padeklaruar dhe evazionit fiskal siguron hapësirë të mjaftueshme për rritjen e të ardhurave tatimore pa rritur normat e taksave. Detyrimet e papaguara dhe detyrimet e paparashikuara dëmtojnë kredibilitetin e pozicionit të borxhit publik.

Financat publike të Shqipërisë vazhdojnë të vuajnë nga nivele relativisht të ulëta të grumbullimit të taksave dhe nivele të larta të informalitetit, thekson raporti. Megjithëse është bërë përparim i dukshëm në mbledhjen dhe administrimin e taksave, të ardhurat nga taksat si përqindje e PBB-së mbeten nën mesataren rajonale dhe sistemi i sigurimeve shoqërore vuan nga një deficit i madh. Mobilizimi i ulët i të ardhurave është kryesisht për shkak të madhësisë së lartë të informalitetit por edhe në ekonominë formale (p.sh. duke përdorur çmime më të ulëta ose paga për efekt të deklaratave tatimore). Evazioni i TVSH vlerësohet të jetë 30-40% e TVSH-së potenciale, dhe rreth 30% e punësimit vlerësohet të mbetet e padeklaruar. Për më tepër, përjashtimet e fundit nga taksat për nxitjen e investimeve minojnë më tej mbledhjen e të ardhurave dhe nxisin mashtrimin tatimor, sepse ato komplikojnë sistemin e taksave dhe e bëjnë atë më pak transparent.

Investimi i Shqipërisë në arsim dhe shëndetësi ka qenë nën mesataren rajonale dhe programi ekonomik i qeverisë planifikon të ulë edhe më tej pjesën e shpërndarjes së buxhetit në arsim dhe shëndetësi. Rritjet e planifikuara për investime publike duhet gjithashtu të përdoren për financimin e arsimit, shëndetësisë dhe kërkimit, dhe ky investim duhet të jetë më efikas dhe më efektiv. Qeveria ka në plan të ulë akoma fondet tashmë të ulëta në arsim (që do të bien nga 2.5% në 2.2% të PBB), shëndetësi (e cila do të bjerë nga 3.0% në 2.7% të PBB) dhe mbrojtje sociale (që do të bien nga 9.0 % në 8.6% të PBB-së) gjatë periudhës së programit. Këto plane alokimi nuk ndihmojnë për të trajtuar ikjen e trurit dhe mungesat e fuqisë punëtore të kualifikuar. As ata nuk ndihmojnë për të inkurajuar konvergjencën ndaj standardeve evropiane në këto fusha, thuhet në raport.

Komisioni vlerëson se qeveria është optimiste për rritjen e investimeve dhe eksporteve, pasi nuk merret në thellësi me pritshmëritë ekonomike të Italisë, partnerit kryesor dhe presupozon që çmimet e naftës do jenë të larta, ndërsa dhe kredia e bankave pritet të jetë e ngadalësuar, pasi ato janë në process ristrukturimi.

Komisioni thotë se qeveria në programin e saj supozon rritje të investimeve, por nuk adreson kushtet e nevojshme për rritjen e investimeve private ose për përmirësimin e eficiencës së investimeve publike. Investimet private në Shqipëri pengohen nga mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe cilësia e ulët e shërbimeve publike të arritshme për sipërmarrësit. Sipërmarrësve gjithashtu u mungojnë edhe njohuritë produktive dhe sipërmarrëse, njohuritë dhe qasja në financa.

Sfida të tjera me të cilat përballet Shqipëria, sipas Komisionit janë:

-Konkurrueshmëria e Shqipërisë vazhdon të pengohet nga mungesa e efikasitetit në sektorin e energjisë, duke përfshirë sigurimin e pamjaftueshëm të furnizimit.

-Sektori i turizmit në Shqipëri ka një potencial të madh, por është i pazhvilluar.

-Papunësia dhe inaktiviteti i lartë i të rinjve, punësimi i ulët i femrave, përqindja e lartë e punësimit joformal dhe të pambrojtur, shërbimet e pamjaftueshme të kujdesit social dhe cilësia e ulët e arsimit janë gjithashtu pengesa kryesore./MONITOR

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...