Lleshaj hakmerret me policët që bënë transparencën e aksionit të armëve në Elbasan

E Enjte, 11 July 2019 13:31

Një specialist krimesh dhe një inspektor i Krimeve të Rënda janë pezulluar nga detyra, për shkak të daljes së informacioneve hetimore në lidhje me arsenalin e armëve, që u gjetën në aksin Elbasan-Papër.

“BalkanWeb” mëson se janë pezulluar zyrtarët E. Gjyli, me detyrë specialist krimesh, dhe inspektori E. Hoxha, të cilët dyshohet se nxorën informacionin sekret për aksionin policor të realizuar pas atentatit me një viktimë dhe një të plagosur ndaj dy vëllezërve Baho, më 1 korrik të këtij viti.

Menjëherë pas ngjarjes, policia dhe RENEA nisën kontrollin e banesave dhe territorit përgjatë aksit Elbasan-Papër, ku gjatë kontrollit në ambientet e karburantit “Elido Petrol” u zbulua një sasi e madhe armatimi, që dyshohet se i përkiste një grupi të mirëorganizuar kriminal në Elbasan.

Të paktën 17 armë janë sekuestruar në këtë bazë nga policia e Elbasanit dhe janë dërguar për ekspertim balistik dhe daktilografik në institutin e policisë Shkencore. Pritet që nga hetimi të zbardhen mjaft ngjarje kriminale të ndodhura në Elbasan vitet e fundit, ndërsa shtetasi Ilir Beko, që kishte në përdorim ambientet ku u gjet armatimi, është shpallur në kërkim.

‘News24’ e ‘BalkanWeb’ publikuan dy ditë më parë operacionin e mbajtur të fshehtë nga policia. Gazetarja Klodiana Lala siguroi fotot të armëve të sekuestruara nga forcat e rendit në një magazinë gjatë operacionit të kryer një ditë pas zgjedhjeve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...