Vettingu, seanca për gjyqtarin Ilir Mustafaj nis me debate

E Enjte, 11 July 2019 13:32

Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Ilir Mustafaj, ka dalë sot për të dytën herë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për vettingun.

Seancën e parë ai kërkoi përjashtimin e relatores Xhensila Pine nga trupa gjykuese, e cila ka në përbërje edhe Lulzim Hamitaj dhe Valbona Sanxhaktari.

Por KPK nuk e ka marrë parasysh, kërkesën e tij përjashtimin e anëtares Xhensila Pine.

KPK deklaroi se ka mospërputhje në çmimet e deklaruara për një aparatament.Vetë Mustafaj kërkoi një proces të rregullt ligjor dhe të paanshëm.

Ilir Mustafaj: Para se të jap shpjegimet, ngre para jush një shqetësim. Kërkoj gjykim sipas të drejtave të njeriut. Kam kërkuar që të plotësoni detyrimim për tu njohur me procesin e hetimit. Jam kërkuar të vij më 14 qershor në KPK, emaili më ka ardhur 24 pasi kam dorëzuar materialet. Kam kërkuar të shtyhet seanca dëgjimore, me faktin se seanca u caktua pa një kohë për mbrojtje efektive. Në 18.30 të datës 13 qershor më është shtyrë seanca me vetëm 5 orë për nje seancë në Gjykatën e Elbasanit. Kam shprehur në seancën e kaluar që kam sjellë shumë prova, të cilat kërkojnë shumë kohë për tu gjykuar. Për ju ato janë vetëm fletë, por për mua jo, janë të gjitha prova jete të punës.

Trupi gjykues në përgjigje deklaroi:Mos aludoni që ne bëjmë kalim të fletëve të pavlera.

Ilir Mustafaj: Më ka ardhur nga KPK vendimi i datës 19 qershor për rrëzimin e kërkesës sime për përjashtimin e relatores Xhensila Pine. Më 28 qershor kam dërguar shkresën duke kërkuar parashtrimet e relatores, transkriptimin e bisedës në telefon me relatoren në datën 19 qershor. Në datë 2 korrik, nuk më ka ardhur transkriptimi i bisedës. Kam kërkuar sërish transkriptim të bisedës, për të bërë mbrojtjen, por nuk më ka ardhur asnjë përgjigje e mëvonshme nga KPK.

I kam kërkuar KPK të më vërë në dispozicion arsyet, orën dhe pse jam marrë në telefon nga zonja Pine. Ju jeni shprehur në email se hetimin e keni kryer, kjo seancë atëherë është kot dhe prandaj ngre shqetësimin se ka mos respektim të ligjit. Kjo gjë po e dëmton rëndë procesin.

Mustafaj është kandidat për Gjykatën Kushtetuese, ndërsa më herët ka qenë edhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Shqiptarët të parët për azil dhe në Itali

Aktualitet

Shqiptarët të parët për azil dhe në Itali

Emmanuel Macron, President i Francës: Si mund t’ua shpjegoj unë bashkëqytetarëve të mi, se vendi i dytë, qytetarët e të cilit kërkojnë azil në Francë, janë njerëz që vijnë nga...

Protestat në Katalonjë, rrezikohet “El Clasico”, kërkohet shtyrja

Sport

Protestat në Katalonjë, rrezikohet “El Clasico”, kërkohet shtyrja

“El Clasico” i futbollit Barcelona-Real Madrid rrezikon të mos luhet fundjavën e ardhshme, në datën 26 tetor. Federata spanjolle e futbollit kërkon shtyrjen e supersfidës për shkak të tensioneve që...

5000 firmat për krijimin e lëvizjes "Gratë e Unazës për Dinjitet"

Aktualitet

5000 firmat për krijimin e lëvizjes "Gratë e Unazës për Dinjitet"

Është krijuar lëvizja ‘Gratë e Unazës për Dinjitet’ pas gjestit shumë të ulur që Z.Borchard bëri datën e 13 tetorit. Dhe ditën e sotmë ato kanë dalë para mediave dhe kanë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!