Jetëshkrimi/ Ja kush është Petraq Milo, kandidati i propozuar nga Presidenti për drejtimin e KLSH-së

E mërkurë, 17 July 2019 13:36

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vendosur t’i propozojë  Kuvendit, Petraq Milon për kryetar të KLSH-së.

Prof. Dok. Petraq Milo është një personalitet me një eksperiencë të jashtëzakonshme, brenda dhe jashtë vendit në fushën e financave, të auditit, të bankave dhe të ekonomisë në tërësi, gjithashtu me një kontribut të spikatur në drejtimin e institucioneve financiare, fiskale e bankare në Kosovë.

Përvoja e tij akademike, brenda dhe jashtë vendit, si edhe bashkëpunimi me institucionet më të rëndësishme financiare botërore dhe të Bashkimit Europian, janë një faktor i rëndësishëm për këtë zgjedhje.

Po ashtu, Petraq Milo është dhe kushëriri i parë i kreut të PDS-së, Paskal Milo, i cili është një ndër aleatët e PS-së dhe Edi Ramës, që iu bashkua dhe grupit të subjekteve politike që morën pjesë në votimet monopartiake të 30 qershorit.

CV e Patraq Milos

Lindur me : 04.1958

Statusi civil : Martuar, me dy femije

Kontakti  :  Cel 355 68 20 80 639, e – mail : This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

ARSIMIMI

Profesor ne Shkencat Ekonomike, Universiteti i Tiranes, 2013 dhe ne vazhdim

Doktor ne Shkencat Ekonomike ne Politikat e Financave Publike dhe Politika Monetare,  Ministria e Arsimit dhe Shkences te Frances, Universiteti i Auvergnes, France, 1999

Tema : Financimi i Deficiteve Buxhetore dhe Efektet Fiskale, Monetare dhe Makroekonomike ne Vendet e Ballkanit Jug Perendimor,

Master ne Politikat Ekonomike, Universiteti i Auvergnes, France 1996

Bachelor ne Ekonomi, Universiteti i Tiranes, Fakulteti Ekonomik, 1998

KARIERA AKADEMIKE

Profesor, lektor ne Universitetin e Tiranes, nga Tetori i vitit 2013 dhe ne vazhdi

Fakulteti Ekonomik, Departamenti i Finances,

Administrim Financiar i Organizatave Publike Qendrore dhe Lokale

Legjislacioni Tatimor

Instituti i Studime Europiane, Zgjerimi Europian, Politikat Sociale, Fiskale, dhe te Punes

Charge d’Enseignement, Lektor, Universiteti i Auvergnes, CERDI, France, nga viti 2002 dhe ne vazhdim, Politikat Fiskale dhe te Administrimit Financiar

KARIERA PROFESIONALE

Lektor, Universiteti i Tiranes, Fakulteti Ekonomik, nga viti 2013 dhe ne vazhdim

Antar i Bordit Mbikqyres se Bankes se Shqiperise, nga 2011- 2018

Kryetar i Komitetit te Auditimit te Bankes Qendrore te Shqiperise

Keshilltar i Kryeministrit te Shqiperise, Keshilli i Ministrave, Shqiperi, nga Tetori i vitit 2005 deri ne Gusht te vitit 2013

Keshilltar i politikave fiskale dhe te administrimit te financave publike qendrore dhe lokale

Keshilltar i politikave te sektorit financiar bankar dhe financiar jo bankar

Drejtues i Projektit te Permiresimit te Administrimit te Huaj, EU, Delegacioni Europian Tirane, ne 2005

Drejtues i Autoritetit Qendror Fiskal, UNMIK – EU, Kosove, nga Janari 2004 deri ne Janar 2005

Pergjegjes per hartimin e politikave fiskale dhe te financave publike

Pergjegjes per hartimin e politikave te administrimit dhe auditimit te burimeve financiare publike

Drejtues i Sekretariatit te Keshillit Ekonomik dhe Fiskal, organ i perbashket i drejtuesve te UNMIK-EU Shtylla e 4, dhe drejtuesve te Qeverise se Kosoves

Antar i Bordit te Autoritetit Bankar te Kosoves, perfaqesues i UNMIK – EU Shtylla 4,

Kryetar i Komitetit te Auditimit te Bankes Qendrore te Kosoves

Drejtues i Departamentit te Politikave Fiskale, Autoriteti Qendror Fiskal, UNMIK – EU, Kosove, nga Janari 2003 deri ne Janar 2004

Drejtor i Departamentit te Buxhetit te Pergjithshem, Autoriteti Qendror Fiskal, UNMIK – EU Shtylla 4, Kosove, nga Maj 2000 deri ne Dhjetor 2002

Konsulent Financiar i Projekteve, Agjensia Franceze e Zhvillimit, France 2000

Konsulent i Financave Publike, Maxwell Stamp Office, Londer, 1999

Kerkues Shkencor ne PhD, CERDI, Universiteti i Auvergnes, France, Tetor -Qershor 1999

Konsulent Ekonomist, Zyra e Drejtorit, Country Department 2, Europe & Central Asia Region, Banka Boterore, Washington DC, Prill- Shtator 1996

Drejtor i Drejtorise se Pergjithshme te Buxhetit, Ministria e Financave, Shqiperi Dhjetor 1993 – Shtator 1994

President i Komitetit te Borxhit Publik, Ministria e Financave, 1994

Drejtor i Drejtorise se Parashikimeve Makroekonomike, Ministria e Financave, Shqiperi, Qershor – Dhjetor 1993

Drejtor i Drejtorise se Pagave dhe Cmimeve, Ministria e Financave, Shqiperi nga Korriku 1991 deri ne Qershor 1993

GJUHET E HUAJA

Anglisht

Frengjisht

Italisht

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...