Franca kthen me 'charter' 29 azilkërkues, ndër ta edhe një familje me 5 anëtarë

E mërkurë, 17 July 2019 14:52

Vijonë në Rinas, operacionet e përbashkëta të riatdhesimit të shtetasve shqiptarë të cilëve u është refuzuar azili në vendet e BE-së. Sot u kthyen 29 shtetas nga Franca, mes tyre edhe një familje me 5 anëtarë si dhe u deportuan nga vendet e BE-së edhe 17 shtetas të tjerë shqiptarë.

Policia Kufitare në bashkëpunim me Policinë Franceze vijuan operacionet e përbashkëta të riatdhesimit, ku nëpërmjet dy fluturimeve me charter nga Franca janë riatdhesuar 29 shtetas shqiptarë, të cilëve u është refuzuar azili në Francë, në njërin prej fluturimeve një familje me 5 anëtarë

Gjithashtu u deportuan edhe 17 të tjerë me motivin ''Qëndrim i parregullt në territor'', ''Pëfunduar vuajtjen e dënimit në vendet e BE -së'', '' Tentativë kalimi ilegal për në Mbreterinë e Bashkuar'', ''Tejkalim i afatit të qëndrimit në territor'' dhe ''Refuzim azili në vendet e BE-së''.

Operacionet e riatd hesimit do vijojnë edhe në javët e ardhshme dhe në këtë kontekst, Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së që të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen, si dhe mos bëjnë asnjë tentativë për të kërkuar azil, pasi shanset për t’a fituar atë janë zero.

Njëkohësisht Policia Kufitare njoftoi se  në pikat e kalimit do vijojë me kontrollet rigoroze në drejtim të verifikimit të dokumentacionit dhe plotësimit të kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe të kontrollit më të rreptë të kufirit jeshil.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...