Kujdes nga gripi i syrit, okulistët: Po përballemi me një epidemi agresive

E mërkurë, 17 July 2019 21:44

Mjeket okulistë thonë se po përballen me një epidemi agresive të gripit të syrit që shkaktohet nga disa viruse dhe jep këto shenja.

“Pacienti çohet në mëngjes dhe sytë i ka flakë të kuq, ka sekrecione veshtullore që nuk i lejojnë hapjen e syrit, dhe në ditën e dytë ka një gjëndër afër veshit që i dhemb. Ka edhe temperaturë sidomos tek fëmijët kemi parë”, shprehet Nora Burda, okuliste.

Virusi ka një periudhe inkubacioni prej 14 ditësh, me pas shenjat bëhen te dukshme.

“Është epidemi. Ne kemi 3 muaj qe po e trumbetojmë me force. Kemi edhe familje te tera me 6 apo 5 anëtarë te prekur. Kemi nga nga 10-15 veta çdo ditë”, thotë Nora Burda, okuliste.

Gripi i syrit është nga sëmundjet me ngjitëse qe ekzistojnë.

“Përhapet me ane te ajrit, me ane te duarve te palara. Ne ujë, pishina ose det përhapet masivisht. Nuk duhet te futen njerëzit e prekur. Ne kolektiva qe punojnë me sende te përbashkëta, ne kopësht e çerdhe”, sqaron Nora Burda, okuliste.

Virusi jep komplikacione nëse nuk mjekohet menjëherë. Ajo zgjat 2 3 jave, por ka edhe raste qe shkon deri ne 1 muaj e gjysmë.

“Larja e duarve është masa parandaluese kryesore. Dëmton xhamin e syrit deri ne dëmtime te pariparueshme. Për këtë arsye njerëzit duhet te shkojnë tek mjeku qe ditën e pare apo te dyte te shenjave”, thotë Nora Burda, okuliste./Top Channel

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...