Alarmi i Metës për ‘tërmetet’, Gjeoshkenca ‘në gjumë’

Tuesday, 30 July 2019 18:36

Një ditë pasi presidenti Ilir Meta iu drejtua me një letër drejtuesve më të lartë të shtetit dhe ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ku kërkon të njihet me masat për të përballur tërmetin apokaliptik që pritet të godasë Ballkanin, News24 iu drejtua institutit të Gjeoshkencave.

Në këtë ditë të marte, fund korriku në sallën e monitorimit të aktivitetit sizmik nuk gjetëm personat përkatës dhe pyetjet që kemi adresuar pas shqetësimit të ngritur nga kreu i shtetit, që pason parashikimin e sizmologut grek Akis Tselentis mund t’i realizojmë vetëm përmes telefonit.

Sizmologu Rexhep Koçi thotë për News24 se i gjithë Ballkani është i rrezikuar nga tërmetet por nuk mund të përcaktohet dot momenti se kur pritet të bien.
“Jo vetëm ne, po i gjithë Ballkani është i rrezikuar nga tërmetet por nuk mund të themi dot se kur do jetë dita dhe ora megjithëse shkenca jonë deri sot e ka shumë të vështirë për ta parashikuar. Nuk mund të ndajmë dot me thikë se ku janë zonat që preken më shumë se kush më pak. Vendi jonë është territor i vogël është i rrezikuar nga ngjarje sizmike të madhësive të ndryshme në mënyrë të papërcaktuar. Ajo që bëjmë ne është monitorimi i aktivitet sizmik në çdo kohë dhe kemi kontakt me zyrën e emergjencave civile”, deklaroi Koçi.

Presidenca, përmes këshilltarit për sigurinë kombëtare i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të trajtojë me seriozitet shqetësimin e kreut të shtetit dhe të marrë masa përballë një fatkeqësie të mundshme natyrore, të parashikuar nga sizmiologu grek.

“Është detyrë thelbësore e një sërë institucioneve zinxhir të shtetit shqiptar të vlerësojnë dhe të marrin masat për riskun potencial të një fatkeqësie natyrore, që nuk është paralajmëruar nga Presidenti i Republikës. U kujtojmë kryeministrit dhe ministrave, se e kanë për detyrë në zbatim të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, t’i përgjigjen me seriozitet të plotë Presidentit të Republikës mbi planin e masave në shërbim të qytetarëve”, tha Shaqiri.

Në mungesë të reagimi serioz nga ana e institucioneve, Bahri Shaqiri kujtoi pasojat e tërmetit që tronditi qarkun e Korçës një muaj më parë, dhe paaftësinë e dëshmuar nga qeveria në përballimin e pasojave.

Modifikuar më Tuesday, 30 July 2019 19:11
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...