×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Vrasja e Devi Kasmit/ Rikonfirmohen masat e sigurisë për të arrestuarit

Tuesday, 17 Prill 2018 12:08

Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë ka rikonfirmuar masat e sigurisë për të arrestuarit në lidhje me vrasjen e Devi Kasmit.

Të arrestuarit, Efthimios Efthimiu, Elton Hoxhallari, Elton Halipaj, Melvi Dinellari do të qëndrojnë në burg deri në fund të hetimeve. Ata akuzohen për vrasjen e Devi Kasmit më 29 janar por e apeluan masën e sigurisë të dhënë nga shkalla e parë pasi u  shprehen jo fajtorë.

Elton Hoxhallari, Elton Halipaj, Malvin Dinellari dhe Efthymios Efthimiou kërkuan nga gjykata e Apelit lirimin nga burgu, por trupa gjykuese vendosi t’i lërë në burg.

Avokati grek i të akuzuarit, Efthymios Efthimiou ka thënë se klienti i tij është i pafajshëm dhe procesi duhet të bazohet në prova dhe jo spekulime.

Po ashtu në burg ka mbetur edhe Mario Meshini, me të cilin Kasmi do të takohej në momentin që ndodhi vrasja.

VRASJA

Devi Kasmi u ekzekutua me 4 plumba mbrëmjen e 29 janarit në rrugën ‘Kongresi i Manastirit’ në afërsi të Urgjencës së Pediatrisë. Atentatorët që thuhet se kanë qenë hipur në një motor dhe të pajisur me skafandra pritën deri sa objektivi i tyre doli nga banesa, ndërsa qëlluan ndaj tij, duke e lënë të vdekur në vend. Fill pas krimit ata u larguan me shpejtësi në drejtim të SHISH, duke fshehur kështu gjurmët, pasi përfituan edhe nga errësira në vendin ku ndodhi vrasja. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ngjarja ka të bëjë me konflikte për trafik droge, pasi dyshohet se viktima ishte përfshirë në aktivitete kriminale. Po ashtu, Devi Kasmi kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga Spanja, shtet ku jetonte prej kohësh.

Modifikuar më Tuesday, 17 Prill 2018 12:20
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...