Turistët bllokohen në trafik

Tuesday, 13 August 2019 21:00

Segmenti rrugor nga Thumana në drejtim të Fushë Krujës, po përjeton trafik të rënduar në këto ditë të nxehta të gushtit. Radha e makinave të cilat ecin shumë ngadalë, është mbi disa kilometra. Ky trafik, po vijon i tillë që prej një jave duke bllokuar kështu një aks të rëndësishëm nacional. Trafiku i rënduar është regjistruar që në orët e para të mëngjesit duke vështirësuar qarkullimin për mijëra mjete, të cilat kryesisht janë drejtuar për në bregdetin tonë.

Pika më problematike ku edhe trafiku fillon të rëndohet, është rrethrrotullimi i Thumanës, pasi rruga që është me dy korsi, reduktohet në një, duke shkaktuar vështirësi në qarkullim. Temperaturat e larta, e kanë bërë edhe më të vështirë qëndrimin në trafik. Shoferët shprehen të shqetësuar, pasi për pjesën më të madhe të tyre, dita e parë e pushimeve nisi me një trafik të tillë.

Patrulla të shumta të policisë rrugore janë vendosur në rrugën nga Fushë-Kruja në drejtim të Rrugës së Kombit, si masë e shtuar për parandalimin e aksidenteve dhe mbajtjen nën kontroll të trafikut të sezonit veror. Vetëm në orët e para mëngjesin e së hënës, në pikën e kalimit kufitar të Morinit, kanë hyrë rreth 22 mijë qytetarë kosovarë me rreth 4 mijë mjete, të cilët kanë zgjedhur të pushojnë në vendin tonë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...