Gjykata Kushtetuese nuk krijohet as në shtator, “peng” për vetëm një anëtar!

E mërkurë, 14 August 2019 08:19

 Brenda muajit shtator pritet të zgjidhen katër anëtarë të rinj të Gjykatës Kushtetuese. Dy prej tyre do të përzgjidhen nga Presidenti i Republikës dhe dy të tjerë nga Parlamenti, mes gjashtë kandidaturave, që do të renditen nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Megjithëse hap i rëndësishëm, emërimi i katër gardianëve kushtetues nuk e bën funksionale gjykatën më të lartë të piramidës së gjyqësorit në vend, që në kushte normale duhet të ketë 9 anëtarë.

Bashkë me anëtaren Vitore Tusha, e vetmja që i mbijetoi vetting-ut, Kushtetuesja bëhet me pesë anëtarë, ndërkohë që minimumi i nevojshëm për të dalë në seancë gjyqësore është gjashtë.

Kjo do të thotë, që shqyrtimi i shumë çështjeve në pritje, mes të cilave ligjshmëria e zgjedhjeve të 30 qershorit, ligji për teatrin apo shkarkimi i Presidentit, nuk dihet kur do të ndodhë.

Aktualisht Këshilli i Emërimeve në Drejtësi po bën vlerësimin, pikëzimin dhe renditjen e 6 kandidatëve, nga të cilët do të zgjidhen katër anëtarët e rinj. Situata ndërlikohet edhe në këtë pikë. Disa prej kandidatëve të kualifikuar nga KED kanë shprehur interes për vakancat edhe të Presidentit, edhe të Parlamentit.

Për këtë shkak, këto dy institucione duhet të koordinohen për të mos përzgjedhur të njëjtët emra, pasi në të kundërt, do të nevojitej nisje e procedurës nga e para.

Nga ana tjetër, krasitja e kandidatëve që synonin Kushtetuesen për shkak se nuk përmbushnin kriteret ligjore, ka lënë pa kandidatë një vakancë të Presidentit dhe një të Parlamentit, për të cilat pritet të rihapet gara. Përveç gjashtë anëtarëve që zgjidhen nga Presidenti dhe Parlamenti, tre të tjerë zgjidhen nga Gjykata e Lartë. Por për të nisur procedura e plotësimit, duhet më parë të bëhet funksionale Gjykata e Lartë, të cilën vetting-u e la me një anëtar. /A2/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...