Hoxhë Osman Musliu fali Kurban Bajramin i veshur me kostum kombëtar, Berisha: Nderim dhe respekt

E mërkurë, 14 August 2019 11:49

Nga Sali Berisha

Miq, duke shprehur nderimin dhe respektin tim te veçante per mbare kleriket muslimane shqiptare per punen e tyre te çmuar dhe te palodhur per ndriçimin e mendjeve dhe ushqimin e shpirtrave me parimet hyjnore te fese Islame, mesimet e ndritura te profetit Muhamet, sot dua te pershendes perzemersisht Hoxhe Osman Musliun, i cili udhehoqi ne xhamine e tij ne Drenas faljen e Kurban Bajramit i veshur me kostum kombetar, sikunder pershendes te gjithe ata klerike qe mbeshtesin leximin e Kuranit para besimtareve vetem ne gjuhen shqipe.

Vendimi per perkthimin e Kuranit ne gjuhen shqipe ishte njeri nga vendimet me te para dhe me te rendesishem te themelimit te Komunitetit Musliman Shqiptar.

Une jam i bindur se Islami shqiptar si Islam europian mund te luaj nje rol te jashtezakonshem ne interpretimin teologjik dhe realizimin praktik të parimeve të fesë islame ne perputhje me vlerat e medha te kombit tone dhe te jete nje frymezim edhe per te tjeret.

Krijuesi eshte Nje dhe i Gjithfuqishem, ai nuk eshte as arab, as turk, as perse, indian apo indonezian. Ndaj dhe eshte ne detyren hyjnore te klerikeve musliman mendjendritur shqiptar qe te zhvillojne, elaborojne, mbrojne me guxim dhe largpamesi Islamin Shqiptar ne perputhje me parimet e Xhamise se Pavarur Shqiptare, trashegimi dhe arritje kjo historike e kombit tone. Megjithe respektin e palekundur qe une kam per kulturen dhe civilizimin e kombeve te tjera me shumice muslimane, uroj qe kleri musliman shqiptar te beje çdo perpjekje per ç’arabizimin, ç’turqizimin, ç’otomanizimin, ç’saudizimin ç’gylenizimin dhe ç’erdoganizimin e Islamit shqiptar, i cili eshte dhe duhet te mbetet nje Islam europian i lidhur pazgjithshmerisht me kulturen dhe civilizimin europian te kombit tone. sb

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...