Memoriali që duhej te Liqeni/ Aktivistët vendosin Ardit Gjoklajt, €rion mos e vidh siç ia vodhe jetën

E Enjte, 15 August 2019 16:43

Aktivistët e nismës “Thurje” kanë vendosur një fotografi të Ardit Gjoklajt te parku i liqenit artificial si simbolik memorial.

Ardit Gjoklajt ju shkaktua vdekja nga një ekskavator i kompanisë gjatë punës në landfill e Sharrës. Në atë landfill të administruar nga Bashkia e Tiranës, fëmijë, gra dhe burra u punësuan në shkelje të ligjit dhe u shfrytëzuan në mungesë të kushteve të punës dhe sigurisë

Ky veprim i tyre vjen pas vendosjes së memorialit turk nga kryebashkiaku Erion Veliaj ku në një pllakë prej betoni, janë gdhendur emrat e 251 të rënëve që kontribuan në dështimin e grushtit të shtetit të 15 korrikut 2016 në Turqi, kundër qeverisë së Presidentit Erdogan.

Përmes një postimi në Facebook ata shkruajnë se ky memorial u vendos për gjithë viktimat e babëzisë së pushtetit dhe urojnë që kryebashkiaku Veliaj të mos ia vjedhë edhe memorialin Arditit, ashtu siç iu vodh jeta.

Postimi i plotë:

Aktivistë të Nismës Thurje vendosën sot një memorial për gjithë viktimat e babëzisë së pushtetit pranë liqenit artificial të Tiranës.
Memoriali i kushtohet të gjithë shqiptarëve që kanë humbur jetën si pasojë e korrupsionit dhe papërgjegjshmërisë së klasës tonë politike dhe simboli i tyre mbetet 17 vjeçari Ardit Gjoklaj i cili u vra në landfillin e Sharrës si pasojë e korrupsionit.
Duke qenë se €rion Veliaj deklaroi se te Liqeni ka vend për të gjithë, urojmë që të mos ia vjedhë edhe memorialin Arditit, ashtu siç iu vodh jeta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...