“Ka dhe 7 ditë jetë”! 15-vjeçarja me tumor të rrallë apel për ndihmë

E Enjte, 15 August 2019 18:30

Vajza nga Fushë-Kruja ka një javë që ka zënë shtratin në reanimacionin qendror në QSUT, pasi është diagnostikuar me një sëmundje tepër të rrallë dhe të rëndë, që në gjuhën mjekësore njihet si hemangioma kongenitale me evolim drejt sindromës kasabach mërittë, prej të cilës ka vetëm 250 raste te raportuara ne bote.

Jashtë kameras, mjekët thonë se vajza duhet operuar urgjentisht brenda shtatë ditëve në një klinikë jashtëvendit të specializuar për patologji të rralla si kjo, pasi në të kundërt jeta e 15-vjeçare rrezikon të shuhet nga një hemorragji masive në pjesën e organeve të brendshme.

“Ka lindur me këtë sëmundje. I erdhi e papritur, e kapa shumë vonë. Kam shkuar në të gjitha spitalet dhe të gjithë doktorët kanë ngritur duart, nuk më janë përgjigjur për sëmundjen e gocës”, thotë e ëma e Elonës, Endelina Kuburja.

Burime nga QSUT thonë se mjekët kanë bërë mrekullinë, duke e mbajtur vajzën në jetë pas hemorragjisë masive të konstatuar në momentin e shtrimit në datë 10 gusht 2019. Siç dëshmojnë vetë prindërit, fëmija i tyre mbërriti në spital me shenja shumë të pakta jete.

“E kam çuar te spitali në Krujë, ata e sollën me ambulancë këtu, këtu e çuan në një spital tjetër dhe e sollën sërish këtu. U detyrua doktori e futi në sallën e operacionit nga hemorragjia e tepërt. Për 24 orë ju rikthye sërish hemorragjia dhe u detyruan doktorët ta operonin sërish”, shprehet ajo.

Gjatë një operacioni tepër të vështirë mjekët arritën të largonin afërsisht 2 litra gjak në pjesën e abdomenit të çliruar gjatë hemorragjisë. Por, rreziku nuk ka kaluar.

“Doktori ka bërë maksimumin për vajzën time dhe më ka thënë që vajza këtu nuk ka shpëtim. Urgjentisht duhet të nxirret jashtë vendit”, shton më tej.

Në epikrizën e firmosur nga komisioni ndërspitalor i drejtuar me urgjencë Ministrisë së Shëndetësisë, kërkohet dërgimi i menjëhershëm i vajzës së sëmurë në një klinikë të specializuar jashtë vendit, me argumentin se gjendja shëndetësore është tejet kritike.

“Spitali këtu i ka bërë të gjitha, i ka çuar në drejtori. Drejtoria më ka thënë se i ka çuar në Ministrinë e Shëndetësisë dhe tani pres të më thonë. Dhe unë nuk e di se ku do të përfundoj. Çfarë do të jetë fati i saj, të paktën ta çoj dhe njëherë jashtë shtetit që mos më ngelet merak. Nuk dua që të dorëzohen, deri në pikën e fundit. Presim në çdo moment çfarë lajmi do na japin nga brenda, sepse na kanë lajmëruar ‘e sheh tani dhe ndoshta nuk e sheh më’”, përfundon e ëma e Elonës.

Alban Kuburja (babai i Elonës) – 0686969500

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...