Zbardhet raporti, fenomenet e tmerrshme që ndodhin brenda gjimnazeve

Premte, 16 August 2019 10:36

Raporti i fundit mbi punën e oficerëve të sigurisë në shkolla vë në dukje se në gjimnaze janë mjaft të pranishëm fenomenene si bullizmi dhe dhuna, si në klasa dhe jashtë saj, me dhe pa praninë e mësuesve.

Në katër muaj janë raportuar plot 265 incidente, çka përkthehet në mesatarisht dy incidente në ditë, të cilat janë zgjidhur (apo janë në proces) nga personat e punësuar këtë vit shkollor posaçërisht për këtë punë.

Në rolin e një ndërmjetësi, midis nxënësve, prindërve e mësuesve, oficerët e trajnuar kanë arritur të konstatojnë vetë më shumë se gjysmën e incidenteve të ndodhura (60,4 për qind). Një argument shtesë ky që projekti për sigurinë, qysh në vitin e parë të tij, po funksionon. Por, sa efektivë rezultojnë të kenë qenë ata?! Sipas rasteve të mbledhura, nga 265 incidente, 238 prej tyre janë zgjidhur plotësisht, ndërsa vetëm 8,3% e tyre apo 22 raste rezultojnë me zgjidhje të pjesshme.

RAPORTI

Në morinë e situatave problematike midis të rinjve, bullizmi është shqetësimi kryesor. Gati 15% të rasteve, të raportuara apo konstatuara kanë të bëjnë me këtë fenomen. Po aq problematike janë edhe kërcënimet, moszbatimi i rregullores së shkollës, vjedhjet, shantazhet e deri te dhuna psikologjike e prishja e pronës.

Lloji i incidentit me numrin më të madh të raportimit është dhuna fizike, me 36,2% të rasteve. Sipas raportit, oficerët e sigurisë janë ata që kanë konstatuar shumicën prej tyre, por nuk mungojnë edhe raportime nga nxënës, stafi pedagogjik, familjarë apo qoftë edhe roja e shkollës. Të vendosur në çdo qytet të vendit, oficerët e sigurisë, që në fakt nuk janë as policë e as mësues, janë vendosur qëllimisht persona të arsimuar të rinj, me qëllim që të gjejnë gjuhën e komunikimit me adoleshentët.

Sidoqoftë, Tirana, Shqipëria e Mesme dhe pjesa juglindore duket se kanë të rinjtë më problematikë, pasi nga këto qytete janë raportuar incidentet më të shumta në numër. Klasat, oborri i shkollës e korridoret duket se janë vendet ku ndodhin më shumë zënka. Por çudia më e madhe është se ato pranohen se ndodhin edhe në prani të mësuesve. Koha e largimit nga shkolla dhe ambientet sportive janë gjithashtu “të pëlqyera” nga të rinjtë për t’u zënë.

Por, edhe pse oficeri i shkollës është aty, jo të gjithë preferojnë të flasin me të. Më pak se gjysma e rasteve (49,5%) rezultojnë ta kenë bërë këtë, ndërsa pjesa tjetër jo. Më problematik është fakti që në 30% të rasteve, incidenti ka pasuar në lëndime fizike. Nga katër muaj vëzhgim, gati gjysma e tyre mësohet të kenë ndodhur brenda majit (45,8%), kur edhe pretendohet të jetë konsoliduar më tepër prania e oficerëve në gjimnaze.

TË DHËNAT MBI INCIDENTET

265 incidente në katër muaj, nga të cilat:

10 në ambiente sportive

35 në korridore

5 gjatë ardhjes në shkollë

66 në oborr

3 në tualet

28 gjatë largimit nga shkolla

75 në klasë me/pa mësues

44 ambiente të ndryshme

Llojet e incidenteve:

38 bullizëm

23 kërcënime

25 rregullorja e shkollës

9 vjedhje

52 raste të tjera

4 dhunë psikologjike

4 shantazhe

4 prishje e pronës

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...