“Fondi i Komunitetit”, përgjegjësia e Erion Veliaj për vdekjen e dy punëtorëve në Tiranë

Saturday, 17 August 2019 18:10

Policia e Tiranës ka njoftuar arrestimin e administratorit e një kompanie private dhe drejtorit teknik të një tjetër shoqërie, si të dyshuar për shkeljen e rregullave në punë, pas vdekjes tragjike të dy punëtorëve dhe plagosjes së tre të tjerë, si pasojë e rrëzimit të skelës së punimeve në një pallat në rrugën “Faik Konica”, në kryeqytet.

Punëtorët, të kontraktuar nga “Xhimi Tarushi” shpk, po çmontonin skelat e “Syla” shpk, në momentin kur hekurat janë shkëputur nga njëri-tjetri, duke shkaktuar ngjarjen e rëndë.

Kompania “Xhimi Tarushi” ishte shpallur fitues i projektit për lyerjen e fasadës së pallatit, në kuadër të programit “Fondi i Komunitetit” në Bashkinë e Tiranës.

“Fondi i Komunitetit” është një program, në bazë të të cilit administrata lokale financon deri në 50% të planeve të propozuara nga banorët për sistemin e fasadave të zonave urbane.

Pas hetimeve paraprake, Policia e Tiranës ka konstatuar shkelje nga zyrtarët e kompanive private të angazhuara në këtë projekt. Por, deri më tani, nuk është raportuar për asnjë hetim të nisur ndaj zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës, të cilët kanë përgjegjësi direkte për monitorimin e zbatimit të projekteve, në kuadër të “Fondit të Komunitetit”.

Fondi i Komunitetit
Për të kuptuar qartësisht rolin thelbësor të Bashkisë në monitorimin dhe kontrollin e projekteve në kuadër të “Fondit të Komunitetit”, rrjedhimisht edhe përgjegjësinë direkte që ka Erion Veliaj dhe administrata e tij në tragjedinë e së Premtes në Tiranë, “Boldnews.al” po risjell sqarimet teknike që ka dhënë, në një intervistë për “dritane.net”, Drejtori i Përgjithshëm i Zhvillimit Ekonomik në Bashkinë e Tiranës, Enkelejd Musabelliu, në 25 Maj 2017.

Sipas tij, për të përfituar nga “Fondi i Komunitetit”, së pari zona (pallati) duhet të ketë një administrator, të pajisur me NIPT dhe llogari bankare.

Banorët, të cilët dëshirojnë të përfitojnë nga “Fondi i Komunitetit” i Bashkisë së Tiranës për përmirësimin e ambjenteve të përbashkëta, përfshirë këtu edhe lyerjen e fasadave të pallateve, duhet që, nëpërmjet administratorit të tyre, të pajisen me formularin e aplikimit dhe një deklaratë dakordësie.

Në formularin e aplikimit, banorët duhet plotësojnë pak a shumë idenë që kanë ata, si duhet të jetë lagjia e tyre apo pallati i tyre. Në formular parashikohet gjithashtu edhe një preventiv parakrak.

Në momentin që dorëzohet aplikimi për leje në bashki, një komision i posaçëm e vlerëson projektin, në përputhje me një sërë kriteresh.

Për projektet që shpallen fitues, një arktitekt i bashkisë shkon tek zona apo pallati që ka aplikuar dhe bashkë me banorët hartojnë një projekt të mirëfilltë, si do të lyhet pallati, etj.

Brenda një muaji nga shpallja e fituesit, banorët duhet të kenë edhe paratë që kanë deklaruar që do t’i mbledhin, të depozituara në llogarinë e administratorit të pallatit. Po brenda një muaji, banorët duhet të dorëzojnë në Bashkinë e Tiranës edhe tre oferta që ata kanë marrë nga kompani të ndryshme, kryesisht mikrofirma, firma me pak punonjës, dhe ofertat financiare për sa duhen ato që të bëjnë punimet në fjalë.

Në momentin që gjenden edhe tre ofertat, Bashkia i pajis me lejen përkatëse, për të cilën sërish aplikon administratori, por që asistohet nga Bashkia e Tiranës.

Pastaj ju jepet shuma tjetër e Bashkisë së Tiranës, pra 50% ndërsa qytetarët duhet të sjellin situacionet financiare pranë bashkisë. Për çdo projekt krijohet një komision vëzhgues për të parë nëse situacionet financiare janë në përputhje me atë që po ndodh në terren.

Përgjegjësia e Bashkisë në tragjedi
Në bazë të procedurave, të shpjeguara më lart, duket qartë se Bashkia e Tiranës, si bashkëfinancuese e projekteve në kuadër të “Fondit të Komunitetit”, ka përgjegjësi për zbatimin e tyre, po aq sa kompanitë private që i zbatojnë ato.

Pra, në tragjedinë e ndodhur mesditën e së Premtes në rrugën “Faik Konica”, ku vdiqën dy punëtorë dhe u plagosën rëndë 3 të tjerë, Bashkia e drejtuar nga Erion Veliaj është po aq përgjegjëse për ngjarjen, sa edhe teknikët e kompanive private “Xhimi Tarushi” dhe “Syla” shpk.

Policia njofton që ka nisur procedim penal për punonjësit e Inspektoratit të Punës, për “shpërdorim detyre” pasi, sipas uniformave blu, nuk kanë ushtruar detyrën për kontrollin e masave të sigurisë në punë në pallatin ku ndodhi aksidenti.

Por, as Policia e Tiranës që ka kryer arrestimet në flagrancë të dy teknikëve privatë dhe as prokuroria e kryeqytetit që po zhvillon hetimet për rastin, nuk e kanë përmendur, as shkarazi, se punimet në godinë ishin pjesë e “Fondit të Komunitetit” të Bashkisë Tiranë, fakt që ngarkon me përgjegjësi Erion Veliajn dhe administratën e tij.

Vetëm Inspektoratit Shtetëror i Punës, në një deklaratë publike për ngjarjen, thotë ndër të tjera se “aksidenti ka ndodhur…në një pallat të ndërtuar kohë më parë, ku po kryheshin punime nëpërmjet një investimi të përbashkët Komunitet-Bashki”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...