Alarmi/ Vera 2019, më e nxehta e të gjitha kohrave

Saturday, 17 August 2019 17:00

Tabela lart/ Diferencat e temperaturave mesarare pergjate nje shekulli mbi siperfaqen e tokes dhe oqeane

Muaji korrik ka qenë më i nxehti i të gjitha kohrave që prej fundit të shekullit XIX, kur daton matja e rregullt e temperaturave mbi sipërfaqen e tokës.

National Atmospheric and Oceanic Administration (NOAA) botoi të enjten në 15 gusht raportin e saj të përhershëm, nga i cili rrezulton se korriku ka qenë me 0,95 gradë celsius më i lartë se mesatarja e temperaturave të shekullit XX për këtë muaj. Ai ka qenë gjithëashtu 1,2 gradë më i lartë se mesatarja e periudhës para industriale për këtë muaj.

Sipas statistikave ky është i njëzetëetreti korrim me radhë që është më i nxhehtë se paraardhësi, gjë që vjen nga çlirimi njerzor i gazrave me efekt serë. “Pjesa më e madhe e planetit arriti maja nxehtësie të pa njohura më parë përgjatë këtij muaji që shënoi temperatura rekord të panjohura” theksoi në raportin e saj agjensia federale amerikane.

Këto të dhëna konfirmojnë edhe ato të nxjerra në fillim të gushtit nga agjensia europiane e vëzhgimit satelitor Copernicus.

Sipas NOAA edhe në Europë termometri shënoi rekorde. Kështu në 25 korrik në Francë u shënua 42.6, në Gjermani 42.5 ndërsa për herë të parë në histori Holanda e kaloi tavanin e 40 gradëve. Por mbi të gjitha korriku pa qenë i panjohur më parë në Alaska dhe në Afrikë ku rekordi i 2016 u thye me plia 1,65 gradë.

Pasojat e kësaj nxehtësie përmblidhen në thatësirat e mëdha që shkaktojnë zjarre të fuqishme si ato të Greqisë apo të veriut të madh rus dhe gjithëashtu në shkrirjen e akullnajave. Këtë korrik sipërgaqja e akujve në Anktartidë, 15,2 milionë km u reduktua me 4% në raport me mesataren e viteve 1981 2010. Në total sasia e sipërfaqeve të akullta të detin nuk ka qenë kurrë me e ulët se gjatë muajit që shkoi, duke zbritur me 10% më pak sesa mesatarja. Dhe pa këtë ekulibër temperaturash që vjen nga polet, planeti do të jetë edhe më i nxehtë. Muaj pas muaji dhe rekord pa rekordi duket se objektivi për ta mbajtur mesataren e temperaturave poshtë nivelit të më shumë se 1.5 gradëve në krahasim me periudhën para industriale, po bëhte gjithnjë e më i pa mundur.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...