Legalizim, dëmshpërblim, dënim për shkelësit... Ja çfarë përmban kontrata e PD me banorët e Unazës

Saturday, 17 August 2019 17:30

“Legalizim ose dëmshpërblim” për banorët, “përgjegjësi penale” për zyrtarët e aferës korruptive tek Unaza e Re. 2 pika të reja të kontratës së PD me banorët.

Kontrata e PD me banorët e Unazës së Re, e firmosur në emër të opozitës, nga kreu i saj Lulzim Basha, zbulohen edhe dy angazhime të tjera të rëndësishme. Njëri ka të bëjë me legalizimin e ndërtesave që ndodhen ne zonën e projektit të Unazës së re. Afati që vendos PD është legalizim brenda 6 muajsh nga momenti i ardhjes në pushtet dhe pezullim për legalizimin të pronave që preken nga projektet publike, duke i dëmshpërblyer me vlerën e tregut. Ndërsa pika tjetër, që është edhe pika e gjashtë dhe e fundit e kontratës, ka të bëjë me angazhimin e PD për të ndëshkuar çdo akt korruptiv me Unazën e Re. “Në momentin kur Partia Demokratike e Shqipërisë dhe opozita e bashkuar do të jetë shumicë politike qeverisëse, do të ndërmarrë të gjitha masat e duhura ligjore për të garantuar vënien përpara përgjegjësisë penale dhe administrative të të gjithë vendimmarrësve publikë dhe subjekteve private për përfshirjen në aferën e prishjes së banesave të qytetarëve në Unazën e Re, pa u garantuar atyre një shpërblim të drejtë dhe në vlerën e tregut për pronat e tyre private, duke u ngarkuar atyre edhe detyrimin për kompensimin e çdo dëmi të shkaktuar.”- thuhet në kontratën mes PD dhe Grupimit të banorëve të Unazës së Re, ku bëjnë pjesë edhe banorë të prekur nga devijimi i Lumit të Lanës.

dokument-1.jpg

dokument-2.jpg

dokkument-3.jpg

 

dokument-4.jpg

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...