Aksident/ Makina përfundon brenda lokalit, 5 të plagosur

Hënë, 19 August 2019 19:31

Një aksident automobilistik është regjistruar para pak minutash në Cërrik. Drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në një lokal. Pas ngjarjes ai është larguar por falë reagimit në kohë të Policisë është ndaluar dhe është shoqëruar në Komisariat.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Yllit” dhe si pasojë janë aksidentuar lehtë 5 persona.

Njoftimi:

Cërrik

Në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Yllit”, Cërrik, drejtuesi i mjetit J.Ç., 38 vjeç, nga Cërriku, ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në një lokal.

Për pasojë janë lënduar jashtë rrezikut për jetën 5 persona, që ishin duke drekuar në lokal.

Menjëherë pas aksidentit drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, por falë reagimit në kohë të Policisë është ndaluar dhe është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Policia e Elbasanit u apelon gjithë drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor!

Modifikuar më Hënë, 19 August 2019 19:32
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...