Protestë para komisariatit të Shkodrës, kërkohet lirimi i Bushatit

Hënë, 19 August 2019 20:03

Me dhjetëra mbështetës të Partisë Demokratike janë mbledhur para komisariatit të policisë së Shkodrës për të protestuar kundër ndalimit të kryetarit të FRPD-së, Arvit Bushati.

Ata kërkojnë lirimin e tij nga policia.

Shoqërimi i Bushatit në komisariat u bë pas përfundimit të protestës kundër konstituimit të këshillit të ri bashkiak Shkodër, që u shoqërua dhe me përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Burimet e policisë thanë se shoqërimi i përfaqësuesit demokrat është bërë për kundërshtimin dhe goditjen e policisë gjatë përpjekjes së qytetarëve për të çarë kordonin e forcave të rendit, të cilat ishin vendosur te Buiblioteka e Universitetit "Luigj Gurakuqi" gjatë konstituimit të Këshillit të ri Bashkiak.

Ish-deputeti demokrat i Shkodrës, Bardh Spahia, i cili gjithashtu ishte i pranishëm në momentin që policia mori në makinë Bushatin reagoi ashpër për mediat, duke deklaruar se shoqërimi është bërë me urdhër politik. Sipas tij vendi është në prag të diktaturës.

Bardh Spahia: Shqipëria po rrëshqet frikshëm drejt diktaturës dhe deri modeleve të shëmtuara të mbajtjes së pushtetit me dhunë dhe nëpërmjet përdorimit politik të policisë si formë reprezalje ndaj përfaqësuesve të opozitës. Ishte një ngjarje e shëmtuar për të cilën do të mbajnë përgjegjësi të gjithë personat përgjegjës, nga ata urdhëruesit politike deri tek zbatuesit e verbër të urdhrave politike të eprorëve të tyre.

Oficeri i policisë nuk kishte asnjë mandat nga prokuroria. Ishte një grabitje e mirëfilltë e kryetarit të Forumit Rinor nga civilë. Në përgjithësi është në frymën e përdorimit politik të policisë së shtetit për të frikësuar qytetarët e Shkodrës.

Modifikuar më Hënë, 19 August 2019 20:18

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...