Jepet masa e sigurisë për të arrestuarit pas vrasjes së 26-vjeçarit, ‘burg’ për babain e autorëve të dyshuar

Diel, 25 August 2019 11:39

Ka përfunduar seanca gjyqësore për personat e arrestuar për vrasjen e 26-vjeçarit, Indrit Çelaj pak ditë më parë në Tiranë.

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën”arrest me burg” për Bujar Kusin, Ibrahim Bakallin, Ali Sulën dhe masën “arrest shtëpie” për Luan Çakën.

Bëhet e ditur se Bujar Kusit, i hiqet vepra penale “moskallezimi krimi”, ndërsa akuzohet vetëm për veprime që pengojnë zbardhjen e të vertetës, “moskallezim krimi” është për Ali Sula dhe Luan Caka. Albano e Griseldo Kusi që janë në kërkim janë të akuzuar për vrasje.

27 vjecari Lorenc Veliaj, dëshmia e të cilit zbardhi edhe autorin e vrasjes së Indrit Celaj për rrjedhjen e ujit të kondicionerit që po riparonte në vilën e Bujar Kusit, do të qendrojë në qeli për 3 vepra penale që ai kërkohej më herët.

Gjykata e Tiranës vendosi arrest me burg për Veliajn, i cili akuzohet për kundërshtim i punonjësit të policisë, prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit si dhe shkatërrim prone.

Lorenc Veliaj u arrestua pas ngjarjes së ndodhur në rrugën ‘Muhamet Gjollesha’ në Tiranë ku u vra me plumb në kokë 26 vjecari Indrit Celaj.

Fillimisht Veliaj u shoqërua si person i dyshuar në këtë krim, edhe pse kërkohej nga policia për 3 vepra penale. Dëshmia e Veliajt nxori edhe emrat e autorëve të vrasjes, dy vëllezërit Albano dhe Griseldo Kusi.

Indrit Çelaj u qëllua me armë zjarri në një vilë pranë rrugës ‘Myslym Shyri’ ku dhe u gjet i plagosur rëndë duke ndërruar jetë në spital. Identifikimi i tij u arrit disa orë pas ngjarjes, ndërsa pretendohej nga policia se viktima nuk kishte mjet identifikimi.

Fillimisht policia shpalli në kërkim një shtetas L.V si të dyshuar ndërsa disa orë më vonë në një njoftim të dytë sqaroi se autorë ishin dy vëllezërit Albano dhe Geraldo Kusi, pronarë të vilës ku i ndjeri kishte shkuar të montonte një kondicioner.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...