Një tjetër aksident në punë ka lënë të lënduar një 49 vjeçar në Durrës.
Sipas Policisë, në lagjen Nr.5, Durrës, gjatë punës është shkëputur krahu i vinxhit të betonieres për ngjitjen e betonit në katet e larta dhe është lënduar një punëtor, shtetasi P.D., 49 vjeç, banues në Durrës.ambulance
I plagosuri ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.