“Mafia shqiptare po njeh rritje”, Prokurori italian: Ja roli në trafikun e kokainës

Hënë, 09 September 2019 19:32

Prokurori i Antimafias Italiane, Nicola Gratteri në një inervistë për median italiane "La Stampa" jep përsëri alarmin e rolit që mafia shqitpare luan në trafikun e kokainës në botë si dhe në biznesin e saj kriminal me mafian kalabreze “La Ndrangheta”.

Plot 10 muaj më parë në një intervitë ekskluzive për RTV Ora , Prokurori i Antimafias italiane do të deklaronte se "Mafia shqiptare është një mafia gjithnjë e në zhvillim në Europë e do të jetë mafia e së ardhmes. Mafia shqiptare po shtrihet gjithnjë e më shumë në Amerikën e Jugut. Në bashkëpunim me mafian kalabreze Ndrangheta është e aftë të importoj sasi të mëdha kokaine në Europë. Mafia shqiptare është gjithashtu mjaft e pranishme në prodhimin e marijuanës dhe tonelata trafikuara nga Shqipëria po pushtojnë Europën. E ne jemi shumë të prekokupuar!"

Sot për të përditshmen italiane, Nicola Gratteri thotë se “trafiku i kokainës është pothuajse monopol i mafias kalabreze La Ndrangheta, por shënon rritje dhe forca e besueshmëria e rrjetit kriminal të mafieve të reja si ajo shqiptare.

Forcimi i mafias shqiptare është i pandalshëm”, ka deklaruar ai. 

“Në vitet e ardshme do të dëgjojmë të flitet gjithnjë e më shumë për këtë organizatë e jo vetëm në Itali. Por dhe në Hollandë për shembull e në Amerikën e  Jugut. ku shqiptarët po fitojnë role operative drejtpërdrejtë me prodhuesit e drogës.

Ky hap më sipër i mafias shqiptare, për prokurorin e antimafias italiane , shpjegohet me motivin e arsyeshëm të akreditimit që klanet shqiptare kanë përfituar pranë karteleve meksikane falë ndranghetas kalabreze.

Është majft e vështirë që nga asgjëja të akreditohesh si blerës të prodhuesit amerikano jugor të kokainës", thotë prokorori i Antimafias i cili kujton se pak kohë më parë kriminelë serbo-malezezë provuan një gjë të tillë por u therën në Meksikë.

Po si ka lindur raporti i Ndranghetas me mafian e Ballkanit?

Prokurori, Nicola Gratteri thotë se në Sibaritide në rajonin e Kalabrias, shqiptarët i garantuan mafias kalabreze, armë kryesisht kallashnikov, për të cilët nuk kishin probleme furnizimi. Në shkëmbim shqiptarët u bënë operativ në trafikun e porstitucionit. E vetëm pak kohë më parë aksioni i tyre shënoi një hap më lartë në trafikun e drogës. Kemi regjistruar kontakte mes ndranghetisve e mafias shqiptare në Meksikë, por për momentin nuk mund të shtoj më shumë.

Ndërsa për trafikun e heroinës Prokurori i Antimafias italiane thotë se heroina së bashku me drogat sintetike ka shënuar një risi në tregun ndërkombëtar. Meksikanët po furnizojnë sasi të mëdha heroine në Amerikë duke mbytur tregun, 90% e heroinës në Amerikë vjen nga Meksika, e rruga e trafikut të heroinës nga Afganistani furnizon tashmë  kryesisht vetëm Europën.

Prokurori i Antimafias italiane thotë: Ka një reduktim të fondeve amerikane për të luftuar prodhimin e kokainës, në Kolumbi, Peru e Bolivi.

Por mafia kalabreze Ndrangheta ka vënë nën monopol dhe biznesin miliardarë të drogës sintetike Fentanyl. Një kilogram pluhur kushton 10.500 dolarë me të ciën i përpunuar me substanca të tjera prodhon rreth 1 milionë pilula që shiten 20 dollarë secila.

Prokurori i Antimafias, italiane thotë se “Fentanyl” është një drogë me një nivel të lartë toksik e shumë më e fortë se heroina , e ndrangheta ka nën kontroll trafikun e saj e nuk lejon që kush kërkon ta blej t'a marr në një vend tjetër."

Modifikuar më Hënë, 09 September 2019 19:52

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Tragjedi në Shkodër! Vdes në ring boksieri bullgar

Aktualitet

Tragjedi në Shkodër! Vdes në ring boksieri bullgar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shkodër gjatë turneut të boksit “Shkodra Boxing Night”, ku në përballjes mes durrsakut Ardit Murja dhe bullgarit Isus Velchkov, ky i fundit ka humbur...

Çahen muret dhe tavani, banesa e dëmtuar në Lezhë

Aktualitet

Çahen muret dhe tavani, banesa e dëmtuar në Lezhë

Një banesë në Shënkoll të Lezhës ka pësuar dëme nga termeti. Ndërkohë që emergjencat po mbledhin informacion pasi dyshohet të ketë dhe dëme të tjera në qarkun e Lezhës.

Nga 1851, historia e tërmeteve më shkatërrimtarë në Shqipëri, me qindra viktima

Aktualitet

Nga 1851, historia e tërmeteve më shkatërrimtarë në Shqipëri, me qindra viktima

Pjesa më e madhe e Shqipërisë qendrore u lëkund fuqishëm sot nga dhjetëra tërmete, ku njëri prej tyre i ishte me magnitudë 5.2. Megjithëse, Shqipëria është në një zonë sizmike...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!