Ligjet kundër mediave/ Brukseli hapur kundër Ramës

Tuesday, 10 September 2019 20:06

Pas OSBE edhe BE duket se i është vënë përballë kryeministrit Rama për ligjin represiv anti shpifje që ai po tenton të kalojë në parlament. Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca sinjalizoi se Komisioni Europian do të kundërshtojë paketën e ligjeve “anti-shpifje” të kryeministrit Edi Rama, duke argumentuar se projektligjet nuk respektojnë në tërësi standardet e BE-së për lirinë e fjalës.

Në fillim të korrikut të këtij viti zyra e OSBE-së në Vjenë, i ka sugjeruar kryeministrit shqiptar, Edi Rama, që të rishohë disa pika të “Ligjit të për Komunikimet Elektronike”, dhe atij për median audiovizive, që bien ndesh me standardet ndërkombëtare të lirisë së shprehjes. Madje përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir, i ka dërguar kreut të qeverisë një letër për rishikimin ligjor të ndryshimeve që ai parashikon të bëjë duke theksuar mbi të gjitha se AMA nuk mund të marrë rrolin e një gjykate dhe të vendos gjoba për mediat online.

Të njëjtën gjë nënvizoi edhe ambasadori Soreca i cili e përjashtoi kategorikisht luajtjen e një rroli mbikqyrës nga AMA. “BE rekomandon përqasje më pak të ashpra, bazuar në praktikat vetërregulluese” tha ai të hënën gjatë ceremonisë për shpërndarjen e Çmimeve të Bashkimit Europian për Gazetari Investigative në Shtëpinë e Europës në Tiranë.

Paketa antishpifje, përfaqësuesi i OSBE-së letër Ramës: Rishikoni ligjin, ndikon në lirinë e shprehjes

“Komisioni Europian ndan shqetësimet e organizatave të tjera ndërkombëtare në lidhje me mungesën e qartësisë ligjore dhe zgjerimin e funksioneve dhe kompetencave të Autoritetit të Medias Audiovizive për të përfshirë rregullimin e medias online – për shkak se kjo mund të sjellë efekte negative në lirinë e shprehjes,” vazhdoi Soreca.

Ambasadori i BE i referohej katër organizatave ndërkombëtare të lirisë së medias që zbarkuan në qershor të këtij viti në Tiranë dhe i kërkuan qeverisë shqiptare që të tërheqë të ashtuquajturën “paketa antishpifje”, duke i kritikuar projektligjet e rishikuara se mbeten larg praktikave më të mira ndërkombëtare, atyre të OSBE-së dhe Këshillit të Europës. ARTICLE 19, Qendra Europiane për Liri të Shtypit dhe të Medias, ECPMF, Reporterët pa Kufij dhe Organizata e Medias së Europës Juglindore, SEEMO i hartuan pas këtij misioni një apel ku i bëhej thirrje parlamentit që të mos i miratojë projektligjet, duke e konsideruar paketën legjislative “një rishikim kozmetik i amendamenteve të shumëkritikuara të dhjetorit 2018”.

Organizatat e mësipërme ishin pjesë e një misioni tre-ditor të zhvilluar në qershor në Tiranë, ku gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama i kërkuan atij që nisma ligjore të sillej në standardet ndërkombëtare të lirisë së medias. Me sa duket duke parë shurdhërinë e qeverisë tani në lojë ka hyrë edhe komisioni europian.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Përfundojnë 12 ndeshjet e para në Europa League, ja të gjitha rezultatet!

Sport

Përfundojnë 12 ndeshjet e para në Europa League, ja të gjitha rezultatet!

Përfunduan 12 sfidat e para të grupeve në Europa League, teksa nuk mungojnë surprizat. Befasuese është humbja me rezultatin 2-1 e Lazios përballë CFR Cluj, ndërsa fiton pa probleme Arsenali. “Topçinjtë” arritën...

“Diskutim i ashpër mes gjyqtarëve për Tahirin”, gazetarja zbardh prapaskenat tek Krimet e Rënda

Aktualitet

“Diskutim i ashpër mes gjyqtarëve për Tahirin”, gazetarja zbardh prapaskenat tek Krimet e Rënda

Me sa duket tre gjyqtarët që do të vendosin për fatin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ende nuk janë në një mendje për të dhënë verdiktin final. Nga Gjykata...

VIDEO/ Pamje të rënda, djali dhunon keqazi vajzën në Tiranë në sy të banorëve

Aktualitet

VIDEO/ Pamje të rënda, djali dhunon keqazi vajzën në Tiranë në sy të banorëve

Një video e rëndë po qarkullon në rrjetet sociale, ku siç shikohet një djalë po dhunon keqasi një vajzë ndërsa një djalë tjetër e asiston. Siç shikohet edhe nga pamjet vajza...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!