Një 32-vjeçare është gjetur e mbytur në lumin e Bulqizës mbrëmjen e së martës. Trupi i pajetë është nxjerrë nga lumi rreth orës rreth orës 21.30 të datës 10 shtator 2019, ndërsa kanë qenë banorët ata që kanë njoftuar policinë.
Policia e ka identifikuar viktimën si shtetesja Mine Fejza. Ngjarja sipas policisë, dyshohet të ketë qenë aksidentale pasi nga kqyrja e trupit të viktimës nga eksperti mjeko-ligjor, nuk janë konstatuar dëmtime apo shenja dhune.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër.