Zhdukja e DVD-ve që ‘fundosin’ Suel Çelën, heshtja e Prokurorisë thellon skandalin, mister largimi i ekspertit

Premte, 13 September 2019 17:48

News 24 mori disa herë kontakt me Prokurorinë e Përgjithshme dhe Prokurorinë për Krime të Rënda, për të mësuar nëse ka nisur një hetim për zhdukjen e 11 DVD me pamjet filmike të incidentit me policinë në hyrje të tregut Agro-ushqimor, në Elbasan, vjeshtën e dy viteve më parë, por nuk mori përgjigje prej tyre.

Në rrugë jozyrtare burimet thanë se ka nisur një proces verifikimi, për të kuptuar se çfarë ka ndodhur me provat, përderisa dosja ka shëtitur në disa prokurori përgjatë dy viteve. Heshtja e ngarkon me përgjegjësi edhe me të madhe institucionin e akuzës, që deri tani do të duhet të kishte kryer të paktën një hetim administrativ, për të sqaruar situatën.

gjykata-e-krimeve-te-renda-600x387

Nuk është e qartë nëse largimi i ekspertit ka lidhje me humbjen e provave të dosjes së shumë diskutuar dhe hetimi i munguar nga ana e prokurorisë e bën edhe më problematike çështjen.

Shfaqja e pamjeve filmike në procesin ndaj Suel Çelës është ndër veprimet e fundit, përpara se prokuroria të shpallë pretencën për biznesmenin dhe miqtë e tij, Kelmend Xhaferri dhe Enea Bekteshi.

Në kohën kur dëshmitarët janë tërhequr përpara gjykatës, pamjet filmike janë provat e vetme e fortë kundër të pandehurve, por zhdukja në mënyrë të mistershme e tyre bën që të jenë të kontestueshme, edhe pse gjykata deklaroi se i ka rikuperuar. Në këto kushte, në mungesë të një hetimi të thelluar, cilado qoftë vendimmarrja e gjykatës për të pandehurit, gjasat janë të jetë e kontestueshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...