Dështon anti-informaliteti i Ramës, eksperti: Administrata e paaftë dhe e korruptuar

Tuesday, 17 September 2019 21:20

Të ardhurat nga TVSH ranë me 33 përqind gjatë muajit gusht të këtij viti, edhe pse pritshmëritë ishin të larta pas aksionit anti-informalitet. Kjo sipas ekspertëve tregon për një dështim të këtij aksioni të trumbetuar si sukses nga qeveria. Këtë situatë ata e lidhin me largimin e qytetarëve, por edhe me punën e dobët të administratës tatimore.

Aksioni anti-informalitet nuk po jep rezultatet e pritura. Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se të ardhurat nga TVSH-ja ranë me 33% për muajin gusht.

Gjatë këtij muaji nga Tatimet u mblodhën 2.3 miliardë lekë, 32.8% më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Për këtë ekspertët japin disa arsye.

Enriko Ceko argumenton se rënia e të ardhurave në TVSH vjen nga largimi i qytetarëve nga Shqipëria, por edhe për shkak të paaftësisë së administratës tatimore.

Ceko: Ka të bëjë me reduktimin e xhiros totale në ekonominë shqiptare që ka rënë dhe kjo lidhet me ndryshimet demografike në vend, ndryshime demografike të cilat rezultojnë fatkeqësisht me një largim shumë të madh të qytetarëve nga vendi. Administrata publike shqiptare është e paaftë, është e papërgjergjshme, është e pandërgjegjshme, është e pashkollë, është e paedukatë, është e paedukuar dhe është e korruptuar.

Nëse bëjmë një krahasim si 8 mujor, të ardhurat nga TVSH e brendshme pësuan një rënie me 18% duke regjistruar kështu tkurrjen më të madhe që nga viti 2009.

Ndikim në këtë performancë duket se ka dhënë edhe ngadalësimi i aktivitetit të gazsjellësit TAP dhe mbyllja e lojrave të fatit.

Performanca më e mirë e mbledhjes së TVSH-së regjistrohet në vitin 2015, ndërkohë si 8 mujor të ardhurat në buxhet janë 305.9 miliardë lekë me një rritje prej 4% me bazë vjetore.

Plani është realizuar 98%, çka nënkupton se buxhetit i mungojnë 6.6 miliardë lekë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...