Aksident në qendër Beratit. Motorri godet gruan 43-vjeçare, të dy në gjendje të rëndë

E mërkurë, 18 September 2019 13:36

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qendër të qytetit,në rrugën që të çon drejt Stadiumit "Tomorri",rreth 300 metra larg Drejtorisë së Policisë Berat.

Një motorr,duke ecur me shpejtësi në këtë rrugë,ka goditur një grua që sapo kishte dalë nga minimarketi dhe po kalonte në rrugë. 43-vjeçarja M.Ç,banuese në Berat ka fluturuar në rrugë me gjithë qeskat me ushqime,ndërkohë që edhe drejtuesi i mjetit ka përfunduar në anën tjetër të rrugës,i plagosur rëndë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar ekspertët e policisë së qarkullimit rrugor,të cilët pas kqyrjes së vendngjarjes kanë dalë në përfundimin se motorri ishte duke ecur me shpejtësi jashtë normave të lejuara në këtë zonë të banuar,ndërkohë që edhe gruaja ka kaluar rrugën pa parë. Të dy të plagosurit janë dërguar në gjenjde të rëndë dhe me fraktura në pjesë të ndryshme të trupit,drejt Spitalit Rajonal Berat,ku po marrin mjekimin e specializuar.

Ndërkohë policia bën me dije se,drejtuesi i motorrit, J.Sh,35-vjeç, banues në fshatin Molisht të Beratit, është i ndaluar në spital ku përveçse po merr mjekimin e specializuar do merret në pyetje nga policia për ngjarjen.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...