Protokolli i Montrealit, 32 vite të sukseshme, sfida e re e ngohjes globale

E mërkurë, 18 September 2019 22:20

Në prag të Samitit të Kombeve të Bashkuara për Klimën, i cili do të mbahet në New York, javën që vjen, vlen të nënvizohet se Protokolli i Montrealit mbi substancat të cilat hollojnë shtesën e ozonit, firmosur në 16 shtator të vitit 1987, shërben si një shëmbull, që bashkëpunimi ndërkombëtar për adresimin e problematikave globale, është i mundur si dhe është instrumenti nëpërmjet të cilit të mund të adresohen sfidat e ndryshimeve klimaterike.

Në këtë 32 vjetor të nënshkrimit të Protokollit të Montreali, vlen të përmendet se masat kontrolluese të përcakturara në këtë akt kanë sjellë eliminimin në masën 99 % e lëndëve të cilat dëmtojnë shtesën e ozonin, duke sjellë një rekuperim të saj, me ritmet nga 1% deri në 3% për dekadë, me rezultatin e pritshëm që deri në vitin 2060, të jetë rikthyer në vlerat e viteve 1980.

Tema për Ditën Botërore të Ozonit 2019, nënvizon jetëgjatësinë e një bashkëpunimi ndërkombëtar, me mbi tre dekada, dhe aktualisht më i suksesshmi. Ky zotim për të mbrojtur shtresën e ozonit , shërben edhe si një kujtesë për vazhdimësinë e punës për një planet të shëndetshëm.

Në mungesë të kësaj marrëveshjeve për mbrojtjen e ambientit dhe parashikimieve të saj, shtesa ozonit të stratosferës nuk do të kishte përmbushur funksionon e saj thelbësor, mbrojtjen e tokës nga rrezet e dëmshme ultraviolet, dhe si rrjedhojë do të përkthehej në një rritje të sasisë së këtyre rrezeve, rrezatim i cili do të kishte efekte direkte në sistemin imunitar dhe kompromentimin e tij si dhe rritje të incidencës për sëmundjet e kancerit të lëkurës si dhe kataraktit të syve.

Sfida e rradhës më të cilën do të përballet komuniteti i shteteve Palë të Protokollit të Montrealit, është reduktimi në masën 80% deri në vitin 2040, i konsumit dhe prodhimit të Hidrofluorokarboneve, të cilat janë gaze me potencial të lartë në ngrohjen globle, dhe si rrjedhojë shkaktarët primar të ndryshimeve klimaterike, duke përcaktuar masa kontrolluese jo vetëm për emetimet por për sasinë e lejuar për përdorim.

Përcaktimet e Amendamendamint të Kigalit, i firmosur në Mbledhjen e 28- të, të Palëve të Protokollit te Montrealit (MOP28), zhvilluar në 15 tetor 2016 në Kigali Ruandë, është vijimi i qasjes dhe zotimit ndërkombëtar për të frenuar ndyshimet klimatike.

Zbatimi i këtij amendamenti pritet të parandalojë ngrohjen globale deri në 0.5 ° Celsius deri në fund të shekullit, duke dhënë kështu një kontribut pozitiv në arritjen e objektivave të marrëveshjes së Parisit.

Republika e Shqipërisë, është vëndi parë në rajon i cili ka ratifikuar Amendamentin e Kigalit, nëpërmjet Ligjit nr. 91/2018 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Amendamentin e Kigalit të Protokollit të Montrealit “për substancat që hollojnë shtresën e ozonit”, dhe rrjedhimisht është bërë pjesë kalendareve për eliminin gradual të gazeve të Flurinuara sipas përcaktimeve të Amendamentin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...