Alarmi për virozat, mjekët dhe ISHP japin vlerësime të ndryshme

E mërkurë, 18 September 2019 20:55

Mjekët dhe Instituti i Shëndetit Publik kanë vlerësim të ndryshëm për numrin e virozave në vend. Të parët thonë se me ndryshimin e stinëve rastet janë shtuar, ndërsa ISHP shprehet se situata është e njëjtë me një vit më parë dhe nuk ka vend për alarm.

Me ndryshimin e stinëve, situata e virozave në vendin tonë është rritur ndjeshëm. Një gjë e tillë konfirmohet dhe nga mjeku i përgjithshëm, Nikolin Koliqi.

Nikolin Koliqi: Me ndryshimin e stinëve ka një fluks më të shtuar për virozat, kategoritë më të prekura janë fëmijët nën 5 vjeç, të moshuarit, gratë shtatzëna dhe pacientët me sëmundje kronike.

Mjeku Koliqi bën apel për kujdes nëse pacientët ankohen për sekrecione të shtuara, temperaturë të lartë dhe këputje trupore.

Mjeku Koliqi: Gjitha virozat ulin imunitetin dhe mund të predispozohen për një infeksion bakterial që mund të shkojë deri në pneumoni.

Por Insituti i Shëndetit Publik sqaron se situata në vendin tonë nuk është për tu alarmuar.

Mjeku epimideolog, Artan Simaku, deklaron se situata pritet të ndryshojë pasi mund të ketë një rritje të lehtë të rasteve nga fundi i tetorit e fillimi i nëntorit, kryesisht me infeksione respiratore.

Artan Simaku: Trendi paraqet një rënie në krahasim me javët paraardhëse. Një rritje e lehtë fillon nga fundi i tetorit dhe fillimi i muajit nëntor.

Përkundër mjekëve, ISHP thotë se krahasuar me një vit më parë, situata mbetet e njëjtë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...