“Diskutim i ashpër mes gjyqtarëve për Tahirin”, gazetarja zbardh prapaskenat tek Krimet e Rënda

E Enjte, 19 September 2019 19:57

Me sa duket tre gjyqtarët që do të vendosin për fatin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ende nuk janë në një mendje për të dhënë verdiktin final. Nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë, gazetarja Klodiana Lala raportoi ‘live’ se gjyqtarët Ardit Mustafai, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka janë mbyllur në dhomën e këshillimit prej orësh.

“Ka kaluar ora 19:00 dhe gjykata ende nuk e ka shpallur verdiktin final për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri që dyshohet për favorizim të grupit kriminal Habilaj. Që në orën 12:30 treshja gjykuese janë mbyllur në dhomën e këshillimit dhe prej atij momenti nuk kanë asnjë kontakt që do të thotë janë duke debatuar në lidhje me provat dhe për të dhënë fjalën e tyre të fundit sa i përket fajësisë apo pafajësisë për zotin Tahiri dhe ish-zyrtarin e lartë të Policisë së Vlorës Jaeld Çela. Kanë kaluar disa orë prej asaj kohe megjithatë Gjykata nuk ka arritur të dalë me një vendim. Përgjatë këtyre orëve ka pasur tension dhe ankth në Gjykatë. Zoti Tahiri u largua për pak orë për t’u rikthyer në orën 15:45 dhe nga ai moment ka qëndruar herë brenda sallës dhe herë në ambientet e jashtme të gjykatës në shoqërinë e avokatit të tij Maksim Haxhia por edhe mbështetësve të shumtë që kanë mbërritur në ambientet e kësaj gjykate rreth orës 16:00 kur edhe ishte parashikuar shpallja e këtij vendimi. Një pritje e justifikuar për sa kohë është në lojë jo vetëm jeta e Saimir Tahirit si qytetar i Republikës së Shqipërisë por është në lojë e gjithë karriera politike e Tahirit dhe detyra e tij si ministër i Brendshëm. Ndërkohë që ky proces ka tërhequr vëmendjen e të gjitha mediave përfshirë mediave të huaja. Gjithashtu gjatë gjithë kohës kanë qëndruar në ambientet e gjykatës dhe përfaqësues të përfaqësive diplomatike të akredituara në vendin tonë.

 

Nuk ka konfirmim zyrtar se kur do të shpallet vendimi. Sigurisht është një çështje mjaft e rëndësishme dhe ka diskutim të ashpër me sa kemi kuptuar mes treshes gjykuese për të marrë vendimin për Tahirin”, raportoi gazetarja Lala.

Prokuroria një seancë më herët ka kërkuar dënimin me 12 vite burgim për ish-ministrin e Brendshëm dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar nëse ky dënim do të mbetet në fuqi nga gjykata ai do të vuajë 8 vite dënim. Po njësoj edhe për Jaeld Çelën. Ndërkohë që të dy kanë këmbëngulur për pafajësinë e tyre.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...