Tirana pa ujë, Veliaj bën pordhë dixhitale në Londër por dixhitali …

Premte, 20 September 2019 17:01

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së në postim në Facebook ka reaguar ashpër në lidhje me ngjarjet e fundit politko-mediatike dhe situatën e kryeqytetit të Tiranës i cili prej disa ditësh ndodhet pa ujë. Ai shkruan se mediat duhet t’i kushtojnë më shumë hapësirë dhe vëmendje furnizimit të banorëve me ujë sesa librit Blloku i Enver Hoxhës apo çështja e Tahirit.

Sipas Shanos, kryebashkiaku Veliaj bën pordhë dixhitale në Londër por dixhitale as pihet as lahet dhe ngre pikëpyetjen se lënia e Tiranës pa ujë mund të jetë strategjia e administratës bashkiake për të dhënë ujësjellësin e Tiranës me konçesion tek klienti i radhës.

Nga Dritan Shano

Mediat shqiptare, dhe ato ndërkombëtare me sytë nga Tirana?! Një pjesë e madhe e Kryeqytetit ka 4 ditë pa ujë !!! Kryetari i bashkisë bën pordhë dixhitale në Londër. Po dixhitale as pihet as lahet.

Asnjë investigim, asnjë përgjegjësi a thua se kjo është gjendje normale.

Emisionet euro-milionere të darkës merren me Bllokun e Enver Hoxhës dhe Tahirin a thua se këto gjëra janë më të rëndësishme se furnizimi me ujë i banorëve. Portalet, shtypi, etj., nuk merren me furnizmin me ujë se u duket çështje ordinere; ato merren me reforma dhe me porositë e Merkel ndoshta. Ndërkohë, qytetarët e Tiranës kanë 2 vjet që paguajnë ujin sikur të ishte parfum francez.

A është kjo strategjia e administratës bashkiake për të dhënë ujësjellësin e Tiranës me konçesion tek klienti i radhës? Me këtë duhet të merret Prokuroria e Republikës, edhe pse drejtorit të Sarandës që eksperimentoi duke e lënë qytetin bregdetar pa ujë për 3 ditë rresht nuk i hyri gjemb në këmbë.

Kur do kem ujë në rubinet zotërinj të bashkisë ???

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...