Ra në koma pasi e aksidentuan, rëndohet gjendja e 14-vjeçarit, familja e nis privatisht në Turqi, thirrje Ramës: Mendo si për djalin tënd

Premte, 04 October 2019 20:15

Pas pritjes së gjatë pa një përgjigje pozitive nga ministria e Shëndetësisë, familja Muca ka vendosur ta dërgojë privatisht për kurim djalin e saj të vogël që ndodhet në koma në një spital të Ankarasë. Familja fajëson ministrinë e Shëndetësisë që nuk ka bërë sa duhet për të sëmurin duke e zvarritur me disa muaj dërgimin e tij në Turqi ndërsa i lutet qytetarëve duke përfshirë edhe kryeministrin rama për ndihmë solidare.

Për kurimin e Renisit spitali i Ankarasë, me të cilin ka kontaktuar familja, kërkon minimilaisht 60 mijë euro për 4 muaj. Ndërkohë faturës së kripur i shtohet edhe kostoja e avionit sanitar.renisi-770x433


 

I vetmi reagim i Ministrisë së Shëndetësisë është ai i zyrës së shtypit që në mënyrë të përsëritur deklaron se rasti i 14-vjeçarit po trajtohet me procedure te shpejtuar dhe të dhënat janë hedhur në sistemin e referimit drejtuar spitaleve turke me të cilat shteti shqiptarë ka një marrëveshje bashkëpunimi për patologji të rënda dhe shumë të rënda. Sipas ministrisë ngërci qëndron tek moskthimi i përgjigjes nga Turqia, që ende nuk e ka marrë përsipër trajtimin e të sëmurit.

14-vjecari Renis Muca ndodhet në gjendje kome që prej datës 17 korrik 2019. Djali u përplas teksa lëvizte me biçikletë në rrugën pas Muzeut Kombëtar. Fëmija u godit nga një mjet që ecte me shpejtësi të lartë, i cili drejtohej nga një 18-vjeçar. Policia e arkivoi rastin si shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Balkanweb

Modifikuar më Premte, 04 October 2019 20:22
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...