Kreditë me probleme bien ndjeshëm në gusht, zbresin në nivelin më të ulët në 10 vjet

E Enjte, 10 October 2019 14:58

Huatë që nuk kthehen në afat nga bankat, në raport me totalin e kredisë dhënë për bizneset dhe individët, kanë shënuar rënie të ndjeshme në muajin gusht. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, ky tregues ishte 11%, nga 11.19% muajin e mëparshëm dhe 11.46% që ishte niveli më i lartë i këtij viti, i arritur në muajin prill.

Huatë me probleme (NPL) kanë zbritur në nivelin më të ulët që nga tremujori i katërt i vitit 2009, kur ky tregues ishte 10.3%. Më pas, NPL-të filluan një rritje të shpejtë për të arritur një nivel rekord, që nga fillimi i viteve 2000, prej gati 25% në shtator 2014. Treguesi filloi sërish uljen, sidomos pas fundit të 2016-s, duke reflektuar dhe planin e Bankës së Shqipërisë për të ulur kreditë me probleme, që përfshiu ristrukturimin e një sërë huave si dhe fshirjen nga bilanci të kredive që kishin më shumë se 3 vjet që nuk ktheheshin.

Shlyerjet dhe fshirjet kanë ndikuar me rënien në 45% të peshës së kredive të humbura në totalin e kredive me probleme, raportoi Banka e Shqipërisë në raportin e stabilitetit financiar për 5-mujorin e parë 2019.

Në uljen e gushtit ka ndikuar pozitivisht dhe rritja e huasë për ekonominë, teksa treguesi i NPL-ve llogaritet në raport me huanë e dhënë në total.

Pak kohë më parë, Banka e Shqipërisë miratoi një plan shpëtimi të pagëzuar si “Qasja e Tiranës”, për bizneset që kanë dështuar në shlyerjen e kredive në banka, me vlerë mbi 8 milionë euro. Plani i shpëtimit, tashmë në fuqi, do të nisë të aplikohet në muajin shtator për 9 korporata, nga grupi i të 35 kompanive që ishin problematike në kthimin e huave.

Bizneset me kredi të keqe, vlera e së cilës i kalon 100 milionë lekët (rreth 8 milionë euro) në disa banka kanë mundësi të rinisin aktivitetin dhe të dalin nga gjendja e falimentit, të ndihmuara nga vetë bankat.

Rregullorja e pagëzuar me emrin “Qasja e Tiranës”, e ngjashme me “Modelin Podgorica”, synon të ristrukturojë të paktën 9 korporata të mëdha në vjeshtë, pjesë e 35 bizneseve të mëdha në vend që zotëronin 65% të kredisë me probleme në vitin 2015. “Qasja e Tiranës” u miratua së fundmi nga Këshilli i Mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë dhe do të aplikohet në vijim për të gjitha bizneset që dështojnë të shlyejnë shumat e kredisë mbi 8 milionë euro.

Së fundmi, Banka e Shqipërisë ka rishikuar rregulloren për fshirjen e kredive me probleme, ku tashmë ky proces do të realizohet kur kredia nuk kthehet për më shumë se dy vite, jo tre vite siç ishte më parë.

BSH vlerëson që procesi i fshirjeve mbetet i nevojshëm për të ulur më tej nivelin e kredive me probleme dhe për të çliruar burimet për kreditim. Për këtë qëllim, BSH miratoi së fundmi kërkesën për fshirjen e kredive të humbura të klasifikuara si të tilla për më shumë se 2 vjet. Në tërësi, pavarësisht, prirjes pozitive të rënies së kredive me probleme, BSH vlerëson se bankat duhet të ruajnë fokusin në procesin e fshirjes së tyre.

https://www.monitor.al/images/2019/10/Capture-9-300x124.png 300w, https://www.monitor.al/images/2019/10/Capture-9-768x318.png 768w, https://www.monitor.al/images/2019/10/Capture-9-185x77.png 185w, https://www.monitor.al/images/2019/10/Capture-9-110x46.png 110w, https://www.monitor.al/images/2019/10/Capture-9-450x186.png 450w, https://www.monitor.al/images/2019/10/Capture-9-100x41.png 100w" sizes="(max-width: 654px) 100vw, 654px" data-lazy-loaded="true" style="margin: 10px 15px 10px 0px; padding: 0px; user-select: auto !important; border: 0px; float: left; max-width: 960px; display: block;">

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Konservatorët sigurojnë edhe një mandat në Poloni

Globi

Konservatorët sigurojnë edhe një mandat në Poloni

Partia konservatore në pushtet, Ligji dhe Drejtësia, është fituese e shumicës në zgjedhjet parlamentare të së dielës në Poloni, duke siguruar kësisoj edhe një mandat katërvjeçar për të vazhduar reformat...

Dënohen me burgim 9 udhëheqës të Katalonjës

Globi

Dënohen me burgim 9 udhëheqës të Katalonjës

Gjykata e Lartë spanjolle i dënoi me nga 9 deri në 13 vjet heqje lirie 9 udhëheqës rë Katalonjës për rolin e tyre në përpjekjet për pavarësinë e rajonit në...

Kosovë: Autoritetet po hetojnë shkaqet e ndërprerjes së verifikimit të votave nga Serbia

Bota Shqiptare

Kosovë: Autoritetet po hetojnë shkaqet e ndërprerjes së verifikimit të votave nga Serbia

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u bëri thirrje të hënën institucioneve të sigurisë që të hetojnë dhe të zbardhin dyshimet për, siç thuhet, helmimin e personelit të Komisionit Qendror të...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!