E fundit/ Macron nuk ndryshon qëndrim: Jo negociata për Shqipërinë!

E Enjte, 17 October 2019 21:43

Presidenti i Francës Emmanuel Macron nuk do të ndryshojë mendim për Shqipërinë.

Konfirmimi ka ardhur në emisionin Opinion nga gazetarja shqiptare në Bruksel, Erisa Zyka.
“Lajmi i fundit që më ka ardhur është që Presidenti i Francës nuk do të ndryshojë qëndrimin e tij lidhur me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, tha gazetarja në një lidhje live për “Opinion”.

“Holanda po ashtu ka qenë kundër Shqipërisë. Danimarka ka insistuar që të ndajnë Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut, sipas saj mund të kishte një mundësi për një dritë jeshile për Maqedoninë e Veriut. Për Shqipërinë thotë se kriteret nuk janë plotësuar, ndërkohë dhe Spanjën e kemi patur kritike për shkak të grupeve kriminale të trafikut të drogës. Këto vende kanë qenë Ok për Maqedoninë e Veriut, nëse Franca dhe Holanda do të kishte thënë po”,tha më tej gazetarja.

Raportimi i gazetares u bë teksa, kishte nisur darka e punës e 28 liderëve europianë, të cilët kanë në axhendën e tyre, së pari çështjen e zgjerimit dhe pastaj çështjen e Turqisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...