Devoll/ Nuk ka mjekë, banorët e Rakickës i bjnë gjilpërat njëri - tjetrit

Diel, 20 October 2019 13:48

Mungesa e doktorit, i ka detyruar disa banorë të fshatit Rakickë në Devoll të kthehen në mjekë për bashkëfshatarët.  Ata thonë se injeksionet dhe trajtimet e tjera ia bëjnë njeri-tjetrit, duke rrezikuar kështu edhe më shumë shëndetin. Ndërsa për urgjenca u duhet të udhëtojnë rreth  30 km drejt Bilishtit.

Mungesa e mjekut i ka detyruar banorët e Rakickës në Devoll të trajtojnë njëri-tjetrin.

Disa prej tyre, prej hallit siç thonë banorët, u bëjnë gjilpërat  apo mjekimet të sëmurëve.

"Më bën çupa gjilpërën, çupa viziton, i mat tensionin plakave"

Teksa në raste urgjencash ata duhet të udhëtojnë drejt Bilishtit. Por derisa të mbërrijnë në qytet, thonë se janë në dorë të Zotit.

"Jemi malësi, këtu doktori duhet"

Kostot e udhëtimit janë shqetësim më vete.

"E përballon nuk e përballon po u sëmurë do ikësh"

Të revoltuar dhe zemëruar ata bëjnë apel pasi zona ku ata jetojnë prej vitesh është lënë në harresë.

"As doktor, as infermierë asgjë"

Qendra shëndetësore e fshatit, siç duket është në gjendje të mirë, por sipas banorëve mjek e infermier nuk ka prej gati tre vitesh.

Anëtarët e 50 familjeve thonë se kanë mbetur të harruar në zonën malore të Devollit.

 

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...