Shqiptari rreh gruan në mes të restorantit, karabinieri e ndalon

Hënë, 21 October 2019 10:47

Një shqiptar 50-vjeçar është ndaluar nga karabinierët e më pas është urdhëruar të largohet nga familja pas akti të dhunshëm të shëmtuar në publik kundër gruas së tij.

Shqiptari, rezident prej vitesh në Itali, e ka rrahur gruan në një restorant japonez në Montebelluna (Treviso), para dhjetëra personave të tjerë.

Për fatin e mirë të gruas, në një tavolinë aty pranë ishte ulur një karabinier jashtë shërbimi, i cili ndërhyri menjëherë në mbrojtje të saj dhe njoftoi kolegët duke aktivizuar menjëherë procedurën e kodit të kuq, ligji i ri për dhunën kundër grave.

Burri i dhunshëm u largua menjëherë nga banesa e familjes dhe mbi të tani rëndon urdhri i gjykatës për të mos iu afruar gruas, me të cilën është në proces ndarjeje.

Mbetet për t’u verifikuar nëse më parë ka pasur akte të tjera dhune, ndoshta edhe të padenoncuara nga gruaja me frikën e pasojave.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Politikë

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, e konsideroi si një skemë të ngjashme me atë të inceneratorëve, atë të krijuar nga drejtorët e Erion Veliajt me kompaninë ‘5D’. Për emisionin “Task Force”...