Në Golem, në një objekt në rikonstruktim ka rënë nga lartësia shtetasi D. H., 40 vjeç, banues në Durrës, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në Spital.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, shtetasi D. H ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.