SKANDALI/ Ministrja Gjonaj, e shkarkon dhe heton për korrupsion, pastaj e bën drejtor burgu

Tuesday, 22 October 2019 18:57

Javën e kaluar Ministrja e Drejtësisë, me metoda tipike komuniste, shkarkoi në grup 12 drejtorë burgjesh në vend.

Shkarkimet u pasuan menjëherë nga emërimet e drejtuesve të rinj. Mes tyre, ra në sy emërimi i Egon Velajt si drejtor i burgut të Vlorës, pasi një vit më parë Ministrja e Drejtësisë e kishte shkarkuar nga drejtorit i Aluiznit në Vlorë për abuzim me detyrën.

Për ironi, shkarkimi i Zotit Velaj ishte propaganduar publikisht, nga Ministrja Gjonaj, si sukses në luftën kundër korrupsionit. Më 15 Prill 2018, Ministrja Gjonaj doli para mediave për të lajmëruar shkarkimin në grup të 46 drejtuesve dhe punonjësve të degës së ALUIZNIT dhe ZRPP-së Vlorë, dhe paralajmërimi me shkrim për një sërë punonjësish të tjerë.

Zonja Gjonaj ia atribuoi këtë sukses në spastrimin e administratës nga punonjësit abuzivë bashkëpunimit me qytetarëve përmes Platformës për Bashkëqeverisjen.

Ministrja nuk i përmendi emrat e të shkarkuarëve por vetëm funksionet e tyre. Mes tyre ishte edhe drejtori i drejtorisë rajonale të Aluiznit, pra Zotin Egon Velaj, të cilin ministrja e akuzoi për legalizimin e paligjshëm të një objekti.

Deklarimi i saj u transmetua drejtpërdrejt nga ERTV dhe u shpërnda me bujë nga Kryeministri Rama në rrjetet sociale.

Mbi këtë akuzë publike të ministres, prokuroria nisi hetimin e 6 personave, midis të cilëve edhe të Zotit Egon Velaj. Në shkurt të këtij viti, prokurori Anton Pali deklaroi se është provuar se grupi ka kryer  “shpërdorim detyre” dhe kërkoi dënimin e tyre me burg.

Gjykata do të vendosë nesër më 23 tetor.

Por pavarësisht se e kishte shkarkuar, pavarësisht hetimit, pavarësisht akuzës zyrtare të prokurorisë që pritet të vendoset nga gjykata, Ministrja e Drejtësisë e ka deklaruar të përshtatshëm Zotin Velaj për të drejtuar burgje.

Më datën 11 shtator, ministrja botoi në faqen e saj zyrtare ‘listën e kandidatëve për drejtues, të cilët kualifikohen për fazën e testimit me shkrim, pas verifikimit të kritereve ligjore të parashikuara’, mes tyre është edhe i pandehuri Velaj.

https://drejtesia.gov.al/newsroom/lajme-flash/lista-kandidateve-per-drejtues-te-ievp-ve-te-cilet-kualifikohen-per-ne-fazen-e-testimit-me-shkrim-pas-verifikimit-te-kritereve-ligjore-te-parashikuara-2/’, 

Nuk dihet se si Zoti Velaj i shpëtoi vlerësimit të kritereve ligjore, duke qënë i akuzuar në një proces penal, por tashmë dihet se ai e ka kaluar me sukses provimin me shkrim.

Pesë ditë më parë ai u emërua drejtor i burgut të Vlorës, rreth një vit e gjysëm pasi u shkarkua nga e njejta ministre për abuzim me detyrën.

Ky rast tregon se shkarkimet e bujshme të drejtuesve të institucioneve, veçanërisht shkarkimet kolektive, në bazë të ankesave dërguar së ashtuquajturëas “platformë e bashkëqeverisjes”, janë vetëm një shfaqje propagandistike.

Në të vërtetë të gjithë drejtuesit në institucionet publike janë militantë partiakë, të cilët shkarkohen me bujë nga një post, por shpërblehen duke i riemëruar në heshtje në të tjera funksione.

Por rasti në fjalë ngre një pikëpyetje edhe më të madhe mbi kapjen e sistemit të drejtësisë nga qeveria.

Sepse lind pyetja: A mund të presim dënimin e Zotit Velaj nga gjykata, në një kohë që ai sapo është ngarkuar nga Ministrja e Drejtësisë drejtor i rëndësishëm në sistemin e burgjeve?

Kjo pyetje do të marrë përgjigje nesër kur gjykata do të shpallë, siç pritet, vendimin në lidhje me akuzat e prokurorisë për Zotin Egon Velaj dhe punonjësit e tjerë të ALUIZN-it Vlorë.

Nga Rezearta Çaushaj - Exit.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...