Bashkitë të zhytura në borxhe, detyrimet arrijnë 6,2 miliardë lekë

Tuesday, 22 October 2019 21:05

Të dhënat zyrtare të ministrisë së financave flasin për një borxh rreth 6,2 miliardë lekë që bashkitë kanë krijuar, ekuivalent kjo me 2200 lekë për frymë. Qeveria ka dhënë ultimatumin që këto detyrime duhet të paguhen, në të kundërt, në krye të bashkive problematike do të vendoset një administrator i përkohshëm për menaxhimin e financave.

Por një zerim i tillë i borxheve është thuajse i pamundur për një pjesë të bashkive, kryesisht atyre të vogla. Ndaj Agron Haxhimali, drejtor ekzekutiv i Shoqatës së Bashkive apelon qeverinë që të ndërhyjë menjëherë.

“Vetë kryetarët pranojnë që janë totalisht në kolaps. Borxhi vazhdon të mbetet gangrenë, dje dhe sot, ndaj është detyrë kryesore e Qeverisë të ndërhyjë në këtë sistem. Ato do të vazhdojnë të kenë probleme në realizimin e funksioneve, shërbimeve dhe kompetencave, çka përkthehet mungesë e theksuar në shërbime për qytetarët”, tha Haxhimali.

Haxhimali shprehet skeptik mbi udhëzimin e Ministrisë së Financave për vendosjen e një administratori në krye të bashkive që nuk shlyejnë dot borxhin, pasi sipas tij kjo cenon autonominë e pushtetit vendor. “Ndërhyrje të tilla prekin autonominë, demokracinë dhe legjitimitetin e të zgjedhurve vendorë. Nuk mund të imagjinohet që kryetari i bashkisë të zëvendësohet nga një i emëruar nga Ministria e Financave”, tha Haxhimali.

Por një veprim i tillë është detyrim ligjor, thotë Fran Brahimi, drejtor për financat vendore në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë. “Nuk është kërcënim i autonomisë vendore, përkundrazi, është shëndoshje e autonomisë vendore. Është vetëm për të shëruar nga ana financiare një njësi vendore që ndodhet në vështirësi”, tha Brahimi.

Sipas Agron Haxhimalit, aktualisht një pjesë e bashkive janë në kolaps dhe nuk arrijnë dot të paguajnë as sigurimet e punonjësve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...