Rajoni i Lombardisë, kërkesë qeverisë italiane: Riktheni Alvinin nga Siria

E mërkurë, 23 October 2019 12:05

Këshilli Rajonal i Lombardisë ka miratuar unanimisht një mocion për t’i kërkuar qeverisë italiane të bëjë gjithçka është e mundur për të rikthyer në Itali Alvin Berishën, 11-vjeçarin shqiptar i cili gjendet në një kamp në Siri.

Alvin, i cili është lindur në Barzago të Italisë nga prindër shqiptarë, u mor nga nëna e tij më 2014 në Siri për t’u bashkuar me ISIS, kur ishte vetëm gjashtë vjeç. 

Mendohet që nëna ka vdekur si pasojë e një bombardimi në Baghuz, qyteti i fundit i ISIS që ra në mars të këtij viti. Sipas informacioneve të disponueshme, Alvin gjendet i vetëm në një kamp ish-terroristësh.

Në Këshillin Rajonal çështja u hap nga Paola Romeo, këshilltare e Forza Italia, dhe u pranua nga të gjithë.

‘Alvini gjendet i vetëm në mes të një lufte tjetër, që mund të lërë shenjë të thella. Institucionet kanë detyrën të veprojnë, duke i mundësuar të voglit rikthimin në Itali pranë familjes’, tha Paola Romeo.

Mocioni i kërkon kreut të rajonit të ndikojë mbi qeverinë deri sa ministria e jashtme dhe kryeministria të nisin bisedimet me qeverinë shqiptare, në favor të një dialogu diplomatik midis ambasadave italiane e shqiptare në Turqi, vendi më pranë vendndodhjes së fëmijës në Siri.

‘I kërkojmë qeverisë të vlerësojë nëse ekzistojnë kushtet për t’i dhënë shtetësinë italiane Alvinit të vogël, familja e të cilit është plotësisht e integruar në shoqërinë lombarde. Përparësia e Rajonit të Lombardisë është rikthimi i Alvinit në shtëpi, ku e presin njerëz që e duan’, përfundoi Paola Romeo.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...