Kapen me hashash në makinë, dy të arrestuar

E mërkurë, 23 October 2019 13:58

Dy persona janë vënë në pranga në Sarandë mbrëjen e djeshme, pasi në makinën me të cilën lëviznin, janë gjetur dhe sekuestruar 26 kilogramë kanabis, konfirmoi policia.

Operacioni “Çuka” nisi pas informacioneve të marra në rrugë operative. Në kuadër të këtij operacioni, në ndjeke e sipër u bë bllokimi i një automjeti tip Benz në vendin e quajtur “Ura e Çukës” Sarandë, i cili dyshohej se transportonte lëndë narkotike.

Menjëherë pas kontrollit të ushtruar në këtë automjet, në pjesën e bagazhit është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike prej 26 kilogram e dyshuar e llojit kanabis sativa.

Në vijim të veprimeve proceduariale, Policia ka arrestuar në flagrancë dy shtetasit që ndodheshin në mjet S.H., 47 vjeç dhe J.Xh., 30 vjeç, me banim në Ksamil, si autorë të veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, njoftoi policia.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...