Bullgaria në ankth për 39 të vdekurit në Angli, shtypi vendas: S'është thënë ende kombësia e tyre

E mërkurë, 23 October 2019 16:19

Ministria e Jashtme e Bullgarisë deklaroi sot në mesditë se "nuk ka ende informacion mbi kufomat e gjetura në një kamion në Essex, Angli". Në një deklaratë të publikuar nga televizioni shtetëror i Bullgarisë thuhet se "ambasada jonë në Londër po kontrollon informacionet mbi incidentin në Essex, në Mbretërinë e Bashkuar. Ministria e Punëve të Jashtme aktualisht nuk ka informacione për publikimet në mediat britanike, në lidhje me vdekjen e 39 personave në një kamion që pretendohet se ka ardhur nga Bullgaria, në Mbretërinë e Bashkuar, - nënvizon Ministria. - Ambasada jonë në Londër është në kontakt me autoritetet lokale dhe po e shqyrton çështjen," thuhet në vijim.

Mediat bullgare e kanë kryelajm sot gjetjen e 39 personave të vdekur brenda një kamioni në Essex në Angli dhe sipas lajmit që u përhap, kamioni ishte nisur nga Bullgaria. Mediat bullgare shkruajnë se “ambasada bullgare është në kontakt me autoritetet britanike për të sqaruar rastin e 39 të vdekurve në kamionin në Essex.

Policia britanike ka kontaktuar një përfaqësues të ambasadës bullgare në Londër dhe ka marrë kontakt me Ministrinë e Jashtmei.

 

Ambasadori bullgar Marin Raykov ka folur në telefon me ambasadoren britanike në Sofje, Emma Hopkins, për të ndjekur çështjen.”

Mediat bullgare gjithashtu përpiqen të lehtësojnë ankthin në popull duke shkruar se “ende nuk është konfirmuar nëse kamioni ka regjistrim bullgar. Gjithashtu, nuk ka asnjë të dhënë për kombësinë e trupave që gjenden në kamion. Policia britanike ka paralajmëruar se identifikimi i tyre do të zgjasë shumë.

Ishte Skyline që përhapi lajmin se kamioni ishte nisur nga Bullgaria dhe kishte hyrë në Mbretërinë e Bashkuar nga një pikë afër qytetit Holyhead të shtunën,” saktësojnë këto media./ar.sh/SYRI.NET

You May Like
Modifikuar më E mërkurë, 23 October 2019 16:29
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...