Mesatarja 7.5, në rrezik jo vetëm Mësuesia

E mërkurë, 23 October 2019 16:40

Rritja e notës mestare në 7,5 për degët e Mësuesisë po penalizon dhe profilet e tjera në univeristete.

Një i tillë është përkthimi në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja. Xhemile Zykaj, ndër të paktat përkthyese sot nga rusishtja në shqip, tregon se me mbylljen e gjuhës ruse nuk penalizohet Mësuesia, por përkthimi dhe specialitete të tjera.

Por, janë me dhjetëra profile në fakultetet e Mësuesisë që për shkak të rritjes së notës mesatare këtë vit kanë më pak studentë. Për dekanin e Fakultetit Histori-Filologji, Sabri Laçi, kjo është një politikë e gabuar, pasi në degët e tjera si Ekonomiku, Drejtësia apo inxhinieritë aplikohet mestaraja 6,5. Universitetet, sipas tij, janë lënë jashtë cçdo konsultimi.

Me fillimin e vitit akadmeik, fakultetet e Mësuesisë dhe profileve brenda tyre dhanë alarmin për mbylljen e disa degëve, pasi nuk ka studentë të viteve të para. Ndër ta, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në Tiranë i kërkoi Ministrisë së Arsimit të ulë në 6,5, si në degët e tjera, notën mestare, pasi gjuhët që po mbyllen nuk nxjerrin vetëm arsimtarë.

Ministria e Arsimit nuk ka një qëndrim zyrtar, ndërsa më herët është deklaruar se vitin e ardhshëm për të hyrë në degët e mësuesisë, mesatarja duhet të jetë mbi notën 8.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...