Malltezi: HEC pa leje në zemër të Parkut Kombëtar, ja si dështojnë 2 ministri dhe 4 agjensi shtetërore

E mërkurë, 23 October 2019 17:07

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi vijon me publikimin e denoncimeve.

Së fundmi, zyrtari i selisë blu sjell rastin e një HEC-i në territorin e Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, në fshatin Qarrishtë.

Sipas Malltezit, edhe pse në zona të mbrojtura nuk lejohet asnjë ndërtim, arrihet deri aty sa devijohet edhe lumi.

 

Ja çfarë shkuar Jamarbër Malltezi në denoncimin e tij:

“HEC pa leje fare, kujt i duhet? Ja si dështojnë 2 ministri dhe 4 agjensi shtetërore: Zona qëndrore (core area) e Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, ne fshatin Qarrishtë.

Në zonën qëndrore te Parkut ndalohen ndërtimet, këtu ke jo vetëm ndertim por edhe devijim lumi! Ky që kollitet tek tualeti nuk ka fare asnjë leje as nga Ministria e Infrastrukturës, as nga Ministria e Mjedisit, as nga agjensia e zonave të mbrojtura, asgjë. Por i fut ca ndërtime sipas qejfit dhe le si lopa bajgën prapa me gëlqere, me fuçia, me tuba të vjetër të tepërt, dhe tuba të rinj qe devijon lumin, të gjjtha në zonën qendrore të Parkut Kombëtar.

INUK (IKMT) u bë SNUK se është kollit tek tualeti dhe nuk ia ndjen as për ministri dhe as agjensi. Dhe ndonëse nuk ka as leje mjedisi, as leje nga KKT dhe as kontratë me ministrinë e Infrastrukturës, ky ka lidh kontratë me elektrikun që i shet energji!!! Shtet rrumpallë. Fajin e ka Macroni”.

Kjo nuk është hera e parë që Malltezi denoncon abuzimet në mjedis. Pak ditë më parë ai denoncoi masakrën me pyjet në zonën e Librazhdit, ndërsa ka paralajmëruar të njëjtën gjë edhe për zonat e Ersekës dhe Bulqizës. /Syri.net

Image

 

© SYRI.net

Login to post comments

Lajmet e fundit

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...