Celula terroriste iraniane, Baba Mondi tregon arrestimin e dy gazetarëve

E mërkurë, 23 October 2019 21:53

Kryegjyshi botëror bektashian, Edmond Brahimaj i ftuar në studion e lajmeve në Ora News foli për zbulimin e celulës terroriste iraniane që kishte planifikuar sulmin e marsit 2018.

Baba Mondi tha se nuk kishte dijeni fare për këtë sulm, deri në momentin që është lajmëruar se janë arrestuar dy gazetarë.

Gazetari: Ishit në dijeni të rastit të përgatitjes së një sulmi terrorist?

Baba Mondi: Besimi nuk merret me raste të tilla. Po ne ishim duke u përgatitur në fakt për ceremoninë e Sulltan Novruzit, kur na erdhi lajmi se janë arrestuar dy gazetarët, që kishin ardhur për një konferencë botërore, që bëjmë ne për besimet. Ne nuk dinim gjë fare kur na lajmëruan.

Gazetari: Strukturat e sigurisë ju kanë lajmëruar më pas, nuk kishit një indikacion më herët?

Baba Mondi: Asgjë nuk kishim ne për arsye se gjithmonë kështu ka ndodhur, që të mos ketë probleme të tilla dhe ishte edhe presidenti në atë kohë.  Ata i arrestuan, i futën brenda dhe pasi mbaruam ne atëherë më lajmëruan mua që ka ndodhur ky aksion që ka bërë policia dhe antiterrori shqiptar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Politikë

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, e konsideroi si një skemë të ngjashme me atë të inceneratorëve, atë të krijuar nga drejtorët e Erion Veliajt me kompaninë ‘5D’. Për emisionin “Task Force”...